• Tirane, ofroj vend pune Shitëse në Dyqan - The Cuddle Club (TEG)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
  2. turni II
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Gjuha
  1. Gjuha?
Shitëse në Dyqan - The Cuddle Club

Dyqani ynë, i specializuar në krijimin e arushëve të personalizuar për fëmijë, është në kërkim të një shitëseje të përkushtuar dhe të dashur me fëmijët dhe prindërit. Nëse të pëlqen të punosh me lodra dhe të ndihmosh klientët të krijojnë dhuratat ideale për më të vegjlit, aplikoni tani!

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Mirëpritja dhe këshillimi i klientëve për zgjedhjen e arushëve dhe personalizimet e ndryshme.
• Ndihma në procesin e personalizimit për të përmbushur kërkesat specifike të klientëve.
• Përkujdesje për ambientin e dyqanit dhe rregullimi i arushëve dhe produkteve të tjera.
• Përmbushja e objektivave të shitjes dhe ruajtja e një eksperience të këndshme për klientët.

Kualifikimet:

• Përvojë e mëparshme në shitje ose shërbim ndaj klientit (përparësi).
• Aftësi të mira komunikimi dhe dashamirësi me fëmijët dhe prindërit.
• Kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve për t’i ndihmuar klientët të krijojnë dhurata unike.
• Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në një ambient dinamik.

Ofrojmë:

• Paga: 500 Euro bruto.
• Orari i punës: 6 orë në ditë, me turne të alternuar.
• Vendndodhja: TEG (Tirana East Gate).
• Trajnime mbi produktet dhe mënyrat e personalizimit.
• Një ambient pune të këndshëm dhe kreativ.

Nëse mendoni se ky është pozicioni i duhur për ju, kontaktoni në numrin: +355 69 511 6119
 


WhatsApp
Back
Top