Tirane, ofroj vend pune Monitorues Nafte
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
Via Construction është në kërkim të një Monitoruesi Nafte,i cili do të jetë përgjegjës për ndjekjen dhe kontrollin e sasisë së karburantit në automjetet dhe depozitat e kompanisë. Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është të sigurojë përdorim efikas dhe të kontrolluar të karburantit, si dhe të parandalojë keqpërdorimet apo humbjet të mundshme.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Mbikqyr nivelin dhe lëvizjet e naftës përmes sistemit të monitorimit të kompanisë.
- Raporton lidhur me konsumin e naftës sipas automjeteve përkatëse.
- Përgjegjës për furnizimin mujor të boteve të naftës së kompanisë.
- Përllogarit konsumin e karburantit sipas kilometrave të përshkuara ose orëve të punës për të identifikuar devijime të mundshme.
- Analizon dhe kontrollon të dhënat nga sistemi i monitorimit për të identifikuar raste të mundshme abuzimi ose gabimesh.
- Mbajtja e dokumentacionit të plotë dhe të organizuar mbi lëvizjet e karburantit
Kualifikime:
- Eksperienca e punës në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
- Njohuri bazë mbi mekanikën e automjeteve dhe konsumin e karburantit.
- Aftësi të mira organizative dhe analitike.
- Njohuri të mira të programeve të Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Përgjegjshmëri e lartë në menaxhimin e të dhënave.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
Çfarë ne ofrojmë:
- Paketë konkurruese e pagave dhe shpërblimeve.
- Mundësi për zhvillim professional.
- Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues
Cel. : 0692027813