• Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi Profili Transport (Site Engineer)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
  • Kompania ALBSTAR Shpk një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin:
Inxhinier Ndërtimi Profili Transport (Site Engineer)
Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
  • Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
  • Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj
  • Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës.
  • Koordinon punën për zbatimin dhe manaxhimin e objektit.
  • Planifikon dhe kontrollon ecurinë e proçeseve të punës në kantier.
  • Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
  • Harton program pune për objektet që ka në mbikqyrje sipas rregullave dhe procedurave të kompanisë.
  • Raporton tek Drejtuesi i Departamentit.

Kualifikimet dhe Aftësitë



  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
  • Përvojë pune mbi 5 vjet.
  • Të zoterojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.

Te interesuarit te nisn CV-te e tyre ne adresen hr@albstar.al
 


Apply
Back
Top