Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi Profili Transport (Site Engineer)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
- Kompania ALBSTAR Shpk një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë,në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në departamentit Teknik në pozicionin:
Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes.
- Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
- Harton preventiva, situacione mujore, libreza masash, kohëshënues etj
- Harton analizat teknike të zërave të rinj të punës.
- Koordinon punën për zbatimin dhe manaxhimin e objektit.
- Planifikon dhe kontrollon ecurinë e proçeseve të punës në kantier.
- Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
- Harton program pune për objektet që ka në mbikqyrje sipas rregullave dhe procedurave të kompanisë.
- Raporton tek Drejtuesi i Departamentit.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
- Përvojë pune mbi 5 vjet.
- Të zoterojë mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe manaxheriale.
Te interesuarit te nisn CV-te e tyre ne adresen hr@albstar.al
Apply