• Tirane, ofrohet vend pune Drejtor i Shitjeve & Operacioneve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
EPPC Albania për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha dhe të konsoliduara në distribucion me një histori suksesi në vend, po kërkon një Drejtor të Shitjeve dhe Operacioneve.


Përgjegjësitë Kryesore:

  • Strategji, Planifikim dhe Menaxhimi i Procesit të Shitjes:
  • Zhvillon dhe zbaton strategjinë e shitjeve për të arritur qëllimet organizative dhe objektivat e të ardhurave;
  • Bashkëpunon me sipërmarrësin për të vendosur objektivat e shitjes, parashikimet dhe buxhetet;
  • Përmirëson dhe optimizon proceset e shitjes për të rritur eficensën e ekipit;
  • Menaxhon sistemin CRM për të ndjekur aktivitetet e shitjes, ndërveprimet me klientët dhe performancën e shitjes.
  • Menaxhimi i prodhimit dhe operacioneve:
  • Drejton dhe menaxhon ekipet e shitjeve dhe logjistikës për të siguruar dorëzimin në kohë të produkteve;
  • Menaxhon inventarin duke u siguruar të përmbushen kërkesat e shitjes duke minimizuar stokun e tepërt dhe duke ju përgjigjur në kohë nevojës së klientit;
  • Lehtëson bashkëpunimin midis strukturave organizative, duke siguruar komunikim dhe koordinim të qetë ndër-departamental si dhe sigurohet që të gjitha politikat dhe procedurat e kompanisë të ndiqen nga stafi në varësi.
  • Udhëheqja dhe Zhvillimi i Ekipit
  • Udhëheq, mentoron dhe zhvillon ekipin për të arritur performancë të lartë;
  • Monitoron treguesit kryesorë të performancës (KPIs) për të siguruar përmbushjen e objektivave operacionalë;
  • Kryen sesione trajnimi të rregullta për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e ekipit të shitjes.
  • Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët
  • Mbikqyr proceset e shërbimit ndaj klientit për të siguruar nivele të larta të kënaqësisë së klientit;
  • Zhvillon dhe ruan marrëdhënie të forta me klientët dhe palët e interesuara kryesore;
  • Trajton dhe zgjidh çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga klientët në kohë.
  • Analiza e Performancës dhe Raportimi
  • Monitoron dhe analizon të dhënat e performancës së shitjes për të identifikuar fushat për përmirësim;
  • Përgatit raporte të rregullta mbi aktivitetet e shitjes, performancën dhe tendencat e tregut;
  • Ofron njohuri, informacion nga tregu dhe rekomandime për zhvillim të mëtejshëm të kompanisë.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun e mëposhtëm: https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
 
Back
Top