Menaxhere Burime Njerezore
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Burime njerezore - HR
Billa & Co Shpk, nje kompani dinamike, me rritje vit pas viti ne fushen e tregtimit te pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve te tjera te ndertimit kerkon: Menaxhere Burime Njerezore
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj ne adresen email-it : hr@billa.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Detyrat
- Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për kompaninë përfshirë rekrutimin, trajnimin, zhvillimin dhe vlerësimet e performancës;
- Harton politika, procedura, manuale dhe direktiva që adresojnë dhe trajtojnë aspekte të marrëdhënies së punësimit si dhe është kontakti kryesor qe menaxhon problematikat e punonjesve në vendin e punës.
- Promovon një kulturë të punës pozitive dhe gjithëpërfshirëse, duke nxitur angazhimin dhe kënaqësinë e punonjësve.
- Zhvillon dhe implementon sisteme të vlerësimit të performancës dhe ndihmon drejtuesit në aplikimin e metodave më të mira të vlerësimit të stafit.
- Kryen analiza dhe raporton në mënyrë periodike mbi metrika të qarta të kapitalit njerëzor për të ndihmuar vendimmarrjet e shoqërisë.
- Menaxhon dokumentacionin e burimeve njerëzore, regjistrat dhe të dhënat e punonjësve, duke siguruar konfidencialitetin dhe saktësinë.
- Merr informacion per vendet vakante dhe zhvillon/organizon strategjinë e publikimit të njoftimeve të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar;
- Plotëson, përditëson dhe administron dokumentacionin në lidhje me punëmarrësit: dosjen personale, regjistrin e punëmarrësve, lejet, pushimet vjetore;
- Përgjigjet dhe trajton pyetjet/ankesat/problemet e stafit në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale;Të përmbushi të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet/inspektimet e Zyrës së Punës, ISHPSHSH);
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në profil Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
- Të njohë mirë Kodin e Punës dhe legjislacionin qe lidhet me marrëdhëniet e punës;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese;
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj ne adresen email-it : hr@billa.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Apply WhatsApp