• Kompania TGA, TYRES GROUP ALBANIA, (Prane aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas) kërkon të punësojë: INXHINIER NDËRTIMI

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Kompania TGA, TYRES GROUP ALBANIA, (Prane aeroportit “Nënë Tereza”, Rinas) kërkon të punësojë:

INXHINIER NDËRTIMI NË ZBATIM TË NDËRTIMEVE CIVILE

i/e cili/a do të raportojë tek Drejtuesi I departamentit te ndertimit.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
(Vetëm për udhëzim. Përgjegjësitë e përmendura më poshtë mund të ndryshojnë në momentin e rekrutimit.)

  • Shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit që do të ndertohet dhe bën vërejtjet përkatese kur konstaton mangësi dhe parregullesi;
  • Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim;
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
  • Merr pjesë në të gjitha matjet që kryhen për volumet dhe mban proces verbalet përkatëse;
  • Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve;
  • Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve dhe Librin e Kantierit dhe ja paraqet eprorëve kur i kërkohet;
  • Harton në mënyrë të vazhdueshme librezën e masave për punimet që kryhen;
  • Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatëfazave të ndërtimit deri në përfundim të projektit;
  • Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër;
  • Kërkon që të gjitha materialet që vijnë në objekt të jenë të shoqëruara me çertifikata origjine dhe cilësie konform specifikimeve teknike.
Kërkesat e pozicionit:
  • Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierise së Ndërtimit;
  • Të njohë gjuhën angleze në nivel të lartë (me çertifikatë);
  • Njohuri kompjuterike: Microsoft Office, Project, Autocad, Sap, Etap;
  • Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë.
Për të aplikuar për këte pozicion aplikantët duhet të aplikojnë duke derguar një CV të kohëve të fundit dhe portofolin e punës
në adresën e mëposhtme:
[B]ardit.borici@tga.al[/B] ose ne recepsionin e ndërtesës së Administratës (Rinas).
Departamenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm aplikantet e kualifikuar
 


Apply WhatsApp
Back
Top