• Vlore, ofrohet vend pune Supervizor Teknik në Green Coast Resort

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Supervizor Teknik në Green Coast Resort and Residences Departamenti: Hospitality Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasë

Përshkrimi i punës:
Supervizori Teknik është përgjegjës për kryerjen e të gjitha shërbimeve elektrike/ mekanike/ hidro në sistemet përkatëse si (HVAC, aspirim-kondicionim, gjeneratorët, kabinat elektrike, panelet e shpërndarjes, impianti i filtrimit të ujit, linjat e furnizimit dhe shkarkimit, panelet diellore, panelet e komandimit të sistemeve HVAC, MKZ, hidrant sistemi sprinkler, etj.) si dhe monitoron/ kontrollon mbarëvajtjen e sistemit duke raportuar për gjendjen teknike tek eprori.

Detyrat dhe përgjegjësitë Kryesore:
  • Është përgjegjës për shfrytëzimin e të gjithë proceseve elektrike/elektronike referuar sistemeve teknike të instaluara duke kryer kontrollin e pajisjeve, ndërhyrjet e nevojshme dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemeve;
  • Udhëheq kryerjen e punimeve elektrike/ elektronike/mekanike dhe sistemeve speciale në rastet e nevojshme apo emergjente;
  • Është përgjegjës për ndjekjen e proceseve të mirëmbajtjes në sistemet e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotur;
  • Planifikon, organizon dhe monitoron punën e përditshme për t’u siguruar se të gjitha etapat po kryhen sipas standardeve të përcaktuara;
  • Mban në kontrollon koston e mirëmbajtjes së sistemeve mekanike dhe sistemeve speciale;
  • Koordinon punën brenda departamentit për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes;
  • Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve të njësisë;
  • Përpilon dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;
  • Harton dhe kontrollon situacionet mujore;
  • Merr pjesë në procesin e dorëzimit të njësive nga investitori/ Green Coast dhe Mane TCI;
  • Të sigurojë furnizimin me energji elektrike të Lungomares, Kampusit dhe Resortit (Fazës së dorëzuar);
  • Të marrë masa të menjëhershme dhe të lajmërojë autoritetet përkatëse, menaxherin e mirëmbajtjes, në mungesë të këtij të fundit, njofton drejtuesin e departamentit kur vëren ndërhyrje në rrjetin elektrik apo në rrjetin e furnizimit me ujë nga persona të paautorizuar;
  • Të kujdeset për makineri apo pajisje mekanike/elektrike si gjeneratorët, elektropompa, etj.;
  • Të kujdeset për të gjitha asetet e Balfin Real Estate and Hospitality në Green Coast duke i mirëmbajtur ato nëpërmjet stafit teknik.
Eksperiencat e punës:
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në profile të ngjashme zbatimi ose mirëmbajte.
Aftësi të tjera:
  • Njohuri shumë të mira të elementeve bazë të sistemit elektrike/ elektronike/ mekanike/ hidro;
  • Njohuri shumë të mira të rregullores së sigurimit teknik;
  • Aftësi kompetente në instalime elektrike, në kontroll dhe mirëmbajtje rrjeti;
  • Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale;
  • Të zotërojë diplomë teknike/ diplomë të arsimit të lartë në inxhinieri elektrike.
Kushtet e punës:
Balfin Real Estate & Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 10/05/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top