• Vlore, ofrohet vend pune Specialist HSE (Health, Safety & Environment)

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxhinieri
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Specialist HSE (Health, Safety & Environment) në Qytetin e Vlorës.

Roli dhe Përgjegjësitë
  • Monitoron dhe siguron zbatimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë në kantier.
  • Kontrollon respektimin e procedurave të HSE nga punonjësit dhe nënkontraktorët.
  • Identifikon rreziqet në kantier dhe propozon masa parandaluese për minimizimin e tyre.
  • Kryen inspektime të rregullta në kantier për të verifikuar kushtet e sigurisë.
  • Organizon dhe zhvillon trajnime për sigurinë në punë për punonjësit.
  • Raporton dhe dokumenton incidentet, aksidentet ose situatat e rrezikshme.
  • Përgatit dhe mban dokumentacionin e nevojshëm sipas procedurave dhe standardeve HSE.
  • Bashkëpunon me drejtuesit e kantierit për përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Diplomë universitare në Inxhinieri, Siguri në Punë, Mjedis ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme në projekte ndërtimi.
  • Njohuri të legjislacionit dhe standardeve për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Të jetë i pajisur me certifikatë profesionale në fushën HSE.
  • Aftësi për identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve në kantier.
  • Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe raportimi.
  • Gatishmëri për të punuar në terren dhe për të ndjekur aktivitetet e kantierit.
Ofrohet
Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.

Shënim

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj
në adresën: [B]sekretaria@vega.al[/B] ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
 


Apply WhatsApp
Back
Top