• Vlore, ofrohet vend pune Promotore Green Coast Hotel – Mgallery (sezonale)

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
  2. Marketing
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate (BRE), themeluar në vitin 2018, është zhvilluar me qëndrueshmëri në vite duke u bërë një nga kompanitë kryesore në fushën e pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe rajon. Me përkushtim ndaj profesionalizmit dhe cilësisë së shërbimit, BRE udhëhiqet nga misioni për të mbështetur klientët me ekspertizë, për të forcuar dhe zhvilluar ekipin e saj, si dhe për të operuar me standarde më të larta.
Grupi BALFIN është një nga grupet investuese më të suksesshme në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, sot Grupi operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Hollandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin disa sektorë, përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
Me rreth 5,500 profesionistë në përbërje të stafit, Grupi BALFIN vijon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etika e fortë e biznesit, stabiliteti financiar, inovacioni dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.

Pozicioni: Promotore Green Coast Hotel – Mgallery (sezonale)
Departamenti: Shitje
Vendndodhja: Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:

Promotorja do të jetë personi i parë me të cilin do të kontaktojnë vizitorët dhe klientët në hollin e hotelit. Roli i saj kryesor është të promovojë projektet e Green Coast duke informuar, orientuar dhe angazhuar klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale. Ajo do të shpërndajë materiale promovuese si broshura dhe fletushka dhe do të ofrojë informacion të përgjithshëm mbi projektet dhe shërbimet e ofruara nga Green Coast.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Të mirëpresë klientët dhe vizitorët në hollin e hotelit me një qëndrim miqësor dhe profesional.
  • Të informojë klientët mbi projektet e Green Coast dhe përfitimet që ato ofrojnë.
  • Të shpërndajë materiale promovuese (broshura, fletushka, etj.) në mënyrë të organizuar dhe efektive.
  • Të përgjigjet në pyetje të klientëve dhe t’i orientojë ata drejt kontaktit të duhur nëse kërkohet informacion më i detajuar.
  • Të jetë e informuar mbi të gjitha zhvillimet, ofertat dhe projektet aktuale për të ofruar informacion të saktë dhe të azhurnuar.
  • Të ruajë një paraqitje profesionale dhe qëndrim pozitiv gjatë gjithë kohës.
  • Të raportojë feedback-un e klientëve dhe çdo informacion të rëndësishëm te menaxheri përkatës.
Aftësi të tjera:
  • Eksperiencë e mëparshme në fushën e promovimit, shitjeve ose shërbimit ndaj klientit përbën avantazh.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.
  • Pamje e rregullt dhe sjellje profesionale.
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe preferohet njohja e një gjuhe të huaj (anglisht, italisht, etj.).
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Qëndrim pozitiv, energji dhe motivim për të përfaqësuar denjësisht markën Green Coast.
Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në këtë link
Afati i dorëzimit: 05/05/2026
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top