• Vlore, ofrohet vend pune Koordinator i Kampusit dhe Hotel Palasa

Vlore
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e BALFIN Group dhe mbulon shërbime shitje dhe marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Koordinator i Kampusit dhe Hotel Palasa
Departamenti: Asete dhe Shërbime
Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasa

Përmbledhja e Pozicionit:
Koordinatori i Kampusit dhe Hotel Palasa do të jetë përgjegjës për kontrollin, raportimin, koordinimin dhe ndjekjen e procedurave të ambienteve që përfshin Kampusin dhe Hotel Palasa i cili është në menaxhim të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Kryen formulimin dhe përditësimin e databazave për kontratat e qirasë, së fjetinave dhe çdo kontrate që lidhet me Kampusin, Hotelin etj;
  • Mban raporte mbi ecurinë e të ardhurave dhe shpenzimeve;
  • Monitoron aktivitetin e konkurrencës;
  • Kryen raportime periodike mbi situatën dhe problematikat që lidhen me mbarëvajtjen e kampusit dhe hotelit;
  • Siguron që palët të kenë dijeni dhe zbatojnë rregulloren e brendshme dhe procedurat e kampusit dhe hotelit;
  • Kryen kontroll dhe jep feedback të vazhdueshëm te eprorët për cilësinë e shërbimeve që ofrohen në kampus, hotel apo mensë;
  • Menaxhon kuponat e mencës;
  • Informon eprorin për nevojat e kampusit dhe hotelit për pajisje me inventar të imët;
  • Mban përgjegjësi për kryerjen e inventarit midis palës investuese dhe palës menaxhuese, minimalisht 1 herë në vit;
  • Koordinon me magazinierin të gjitha proceset që lidhen me magazinimin e produkteve që shërbejnë për kampusin.

Eksperiencat e punës:

  • Të ketë eksperiencë pune në fushën e biznesit ose turizmit.

Aftësi të tjera:

  • Diplomë e arsimit të lartë në fushën e biznesit;
  • I/E orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
  • I/E matur, i/e besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e kompanisë;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup;
  • Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, AutoCAD (read);
  • Aftësi organizuese dhe koordinuese;
  • Duhet të jetë i përkushtuar, pozitiv dhe punëtor;
  • Në gjendje të punojë nën presion dhe për të përmbushur afatet;
  • Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Ndërveprimi me departamente, njësi biznesi dhe palë të treta.

Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate & Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 31/01/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top