• Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi me eksperiencë në Zbatimin E Projekteve Detare

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Inxhinier Ndërtimi me eksperiencë në Zbatimin E Projekteve Detare, në Qytetin e Vlorës.

Roli dhe Përgjegjësitë
  • Ndjek dhe mbikëqyr zbatimin e punimeve në përputhje me projektin teknik, specifikimet dhe standardet përkatëse.
  • Organizon dhe koordinon aktivitetin e punimeve në kantier për projekte detare (kalata, dallgëthyese, struktura portuale, mbrojtje bregdetare etj.).
  • Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të punimeve të realizuara në kantier.
  • Monitoron progresin e punimeve dhe siguron respektimin e afateve të zbatimit sipas grafikut të punimeve.
  • Koordinon punën me ekipet teknike, nënkontraktorët dhe drejtuesit e kantierit.
  • Verifikon volumet e punimeve të realizuara dhe dokumentacionin teknik përkatës (situacionet e punimeve, raportet teknike etj.).
  • Siguron zbatimin e rregullave të sigurisë në punë dhe standardeve teknike në kantier.
  • Raporton periodikisht mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat e konstatuara gjatë zbatimit të projektit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Minimumi 10 vite përvojë pune në zbatimin e projekteve ndërtimore, preferohet në projekte detare, portuale ose infrastrukturore.
  • Njohuri shumë të mira të projekteve teknike, detajeve konstruktive dhe dokumentacionit të zbatimit.
  • Eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e punimeve në kantier.
  • Njohuri të standardeve teknike dhe procedurave të kontrollit të cilësisë në ndërtim.
  • Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe raportimi.
  • Gatishmëri për të punuar në terren dhe për të menaxhuar procese komplekse ndërtimi në kantier.
Ofrohet

Pagë shumë e lartë dhe kushte shumë të mira pune.

Shënim


Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
 


Apply WhatsApp
Back
Top