Vlore, ofrohet vend pune Inxhinier Ndërtimi me eksperiencë në Zbatimin E Projekteve Detare
- Vlore
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Inxh. Ndertimi
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqëria “VEGA sh.a.”, një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një: Inxhinier Ndërtimi me eksperiencë në Zbatimin E Projekteve Detare, në Qytetin e Vlorës.
Roli dhe Përgjegjësitë
Pagë shumë e lartë dhe kushte shumë të mira pune.
Shënim
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
Roli dhe Përgjegjësitë
- Ndjek dhe mbikëqyr zbatimin e punimeve në përputhje me projektin teknik, specifikimet dhe standardet përkatëse.
- Organizon dhe koordinon aktivitetin e punimeve në kantier për projekte detare (kalata, dallgëthyese, struktura portuale, mbrojtje bregdetare etj.).
- Kontrollon cilësinë e materialeve dhe të punimeve të realizuara në kantier.
- Monitoron progresin e punimeve dhe siguron respektimin e afateve të zbatimit sipas grafikut të punimeve.
- Koordinon punën me ekipet teknike, nënkontraktorët dhe drejtuesit e kantierit.
- Verifikon volumet e punimeve të realizuara dhe dokumentacionin teknik përkatës (situacionet e punimeve, raportet teknike etj.).
- Siguron zbatimin e rregullave të sigurisë në punë dhe standardeve teknike në kantier.
- Raporton periodikisht mbi ecurinë e punimeve dhe problematikat e konstatuara gjatë zbatimit të projektit.
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
- Minimumi 10 vite përvojë pune në zbatimin e projekteve ndërtimore, preferohet në projekte detare, portuale ose infrastrukturore.
- Njohuri shumë të mira të projekteve teknike, detajeve konstruktive dhe dokumentacionit të zbatimit.
- Eksperiencë në menaxhimin dhe koordinimin e punimeve në kantier.
- Njohuri të standardeve teknike dhe procedurave të kontrollit të cilësisë në ndërtim.
- Aftësi të mira organizimi, komunikimi dhe raportimi.
- Gatishmëri për të punuar në terren dhe për të menaxhuar procese komplekse ndërtimi në kantier.
Pagë shumë e lartë dhe kushte shumë të mira pune.
Shënim
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: sekretaria@vega.al ose në WhatsApp: +355 69 70 50 917.
Apply WhatsApp