• Tirane, shitet apartament 1+1 Kati 5, 72 m² 87.000 Euro (TWISTER PALACE, DON BOSKO)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
72 m²
Nr dhoma
1+1
Kati
Kati 5
Cmimi Euro
87000
Zona/Rruga : TWISTER PALACE

SUPER APARTAMENT 1+1 NE SHITJE NE DON BOSKO

Don Bosko / Twister Palace
Sip. 72 m2

Orientim i favorshem

87,000 Euro

Apartamenti ka siperfaqe 72 m2 dhe organizohet ne nje sallon te bollshem sebashku me ambientin e gatimit, 1 dhome gjumi, nje tualet dhe nje ballkon.

Twister Palace” është godinë banimi dhe shërbimi 4-10 dhe 11 kat me 2 kate parkimi nën tokë dhe ndodhet shumë pranë rrugës “Don Bosko”,
konkretisht midis rrugëve dytësore “Karaj” dhe “Eshref Frashëri”, Tiranë. Karakteri i zhvillimit të zonës është miks, ku dominon banimi.
Akitekti Nicola Ghilardi ka sjellë me anën e ketij projekti linja elegante, hapësira komode, ambiente argëtimi për fëmijë dhe të rritur nëpërmjet një oborri me karakter rekreativ, në qendër te strukturës.
Në altimetri, struktura është projektuar në mënyrë të tillë që të lejojë një ajrim dhe diellëzim optimal të saj.
Në cilësinë e objektit ndikojnë dhe materialet që do të përdoren si dhe teknologjitë e reja të ndërtimit si në realizimin e rifiniturave, ashtu edhe në realizimin e shtresave hidro dhe termo-izoluese,
sistemit me veshje kapot dhe realizimin e murit dopio që ndan apartamentet midis tyre dhe me ambientin e jashtëm.
Kështu arrihen parametrat maksimale në parandalimin e defekteve të ambienteve që kanë kërkesa të larta hidroizoluese, si dhe sigurohet një termo dhe zëizolim i mirë.


Organizimi i hapësires së lirë përreth objektit, krijon mundësi të mira dhe komode levizje për këmbësorët.
Ky projekt siguron një skemë racionale me një fluks shumë të pastër levizjeje të mjeteve dhe këmbësorëve. Objekti eshte ne faze karabina.

Vendndodhja mundeson dalje te shpejte ne pikat me kyce te Tiranes

⚜MUNDESI IDEALE PER BANIM DHE INVESTIM !

Per cdo pyetje, informacion apo vizite ne prone na kontaktoni.

Cel. : 0695553413
 


WhatsApp
Back
Top