• Tirane, ofroj vend pune

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE





POZICIONI VAKANT: Specialist/e Administrimi Shitjeve Motorrike pranë Zyrës Qëndrore, Insig sh.a





FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE




Kompania e Sigurimeve INSIG sh.a kërkon të punësojë në Drejtorinë e Administrimit të Shitjeve Motorrike, Specialist/e Administrimi




DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Të jetë dinamik/e, i/e komunikushëm, pergjegjës dhe kërkues ndaj vendit të punës, detyrave dhe objektivave që i ngarkohen
  • Të jetë person i organizuar në lidhje me plotesimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të cdo produkti të shitjes
  • Ofron asistencë rrjetit të shitjes në lidhje me ecurinë e shitjeve të produkteve motorrike
  • Ndjek dhe zbaton udhëzimet e Kompanisë në lidhje me shitjen dhe administrimin e kontratave të sigurimit


Kriteret që duhet të plotësohen janë:



Edukimi:




  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor & Master, preferohet Fakulteti Ekonomik/Inxhinieri
  • Eksperiencë e mëparshme e punës
  • Te ketë njohuri të gjuhës angleze
  • Njohuri të mira të programeve të paketes Office.






Eksperiencë Pune:
Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune minimum 2 vjet



Aftësi:

• Aftësi të mira personale për të komunikuar dhe menaxhuar mirë të gjitha nivelet e strukturave të Shoqërisë dhe aftësi të mira për të komunikuar me stafin në mënyrë të shpejtë dhe profesionale.

• Aftësi të mira krijuese dhe në zgjidhjen e problemeve

• Aftësi për të planifikuar, menaxhuar, ndjekjen e detyrave dhe komunikimi në të gjitha nivelet e Shoqërisë;

• Aftësi për të trajtuar informacion konfidencial në mënyrë të ndjeshme dhe profesionale

• Aftësi për të kryer shumë detyra, për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e kërkuara.

• Nivel i lartë integriteti dhe besueshmërie me një ndjenjë të fortë efikasiteti dhe orientimi të rezultateve;

• Njohuri të mira të programevë të paketës Microsoft Office;(excel,word)

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgoni CV-në tuaj me e-mail në adresën khyska@insig.com.al

me subjektin "Aplikim per vëndin vakant Specialist/e Administrimi pranë Drejtorise se Administrimit te Shitjeve Motorrike



Afati i aplikimit është deri me datë 20 Tetor 2024.
 


Apply
Back
Top