Tirane, ofroj vend pune
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
NJOFTIM PËR VËND TË LIRË PUNE
POZICIONI VAKANT: Specialist/e Administrimi Shitjeve Motorrike pranë Zyrës Qëndrore, Insig sh.a
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Kompania e Sigurimeve INSIG sh.a kërkon të punësojë në Drejtorinë e Administrimit të Shitjeve Motorrike, Specialist/e Administrimi
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Të jetë dinamik/e, i/e komunikushëm, pergjegjës dhe kërkues ndaj vendit të punës, detyrave dhe objektivave që i ngarkohen
- Të jetë person i organizuar në lidhje me plotesimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të cdo produkti të shitjes
- Ofron asistencë rrjetit të shitjes në lidhje me ecurinë e shitjeve të produkteve motorrike
- Ndjek dhe zbaton udhëzimet e Kompanisë në lidhje me shitjen dhe administrimin e kontratave të sigurimit
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
Edukimi:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë Bachelor & Master, preferohet Fakulteti Ekonomik/Inxhinieri
- Eksperiencë e mëparshme e punës
- Te ketë njohuri të gjuhës angleze
- Njohuri të mira të programeve të paketes Office.
Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune minimum 2 vjet
Aftësi:
• Aftësi të mira personale për të komunikuar dhe menaxhuar mirë të gjitha nivelet e strukturave të Shoqërisë dhe aftësi të mira për të komunikuar me stafin në mënyrë të shpejtë dhe profesionale.
• Aftësi të mira krijuese dhe në zgjidhjen e problemeve
• Aftësi për të planifikuar, menaxhuar, ndjekjen e detyrave dhe komunikimi në të gjitha nivelet e Shoqërisë;
• Aftësi për të trajtuar informacion konfidencial në mënyrë të ndjeshme dhe profesionale
• Aftësi për të kryer shumë detyra, për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e kërkuara.
• Nivel i lartë integriteti dhe besueshmërie me një ndjenjë të fortë efikasiteti dhe orientimi të rezultateve;
• Njohuri të mira të programevë të paketës Microsoft Office;(excel,word)
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgoni CV-në tuaj me e-mail në adresën khyska@insig.com.al
me subjektin "Aplikim per vëndin vakant Specialist/e Administrimi pranë Drejtorise se Administrimit te Shitjeve Motorrike
Afati i aplikimit është deri me datë 20 Tetor 2024.
Apply