• Tirane, ofroj vend pune Trade Marketing Specialist

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës:
Trade Marketing Specialist

Qëllimi i punës



Trade Marketing Specialist do të kontribuojë në vizionin e CCBS duke zhvilluar dhe zbatuar një strategji të suksesshme për kanalet, duke nxitur vlerën e sistemit dhe të klientëve, si dhe duke udhëhequr strategjitë operacionale lokale të Kanaleve dhe Marketingut të Tregtisë.

Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Implementimin e strategjive dhe aktiviteteve të marketingut që synojnë të rrisin shitjet dhe të forcojnë praninë e portofolit të markave CCBS në pikat e shitjes.
  • Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me partnerët/klientet kryesore, analiza të thelluara të tregut dhe implementimin e aktiviteteve që mbështesin qëllimet e biznesit në nivel rajonal dhe local.
  • Zbatimi i fushatave të marketingut, përfshirë edhe eventet për të mbështetur rritjen e shitjeve dhe pozicionimin e portofolit të produkteve CCBS tek klientët e drejtpërdrejt.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët për të siguruar implementimin, ndjekjen e fushatave dhe aktivizimin e materialeve marketing në tregun e paracaktuar të shitjes.
  • Përdorimi i analizave të të dhënave për të vlerësuar suksesin e aktiviteteve të marketingut, duke siguruar përmirësimin e vazhdueshëm të tyre.
  • Menaxhimi, krijimi i materialeve të marketingut për përdorim në pikat e shitjes, duke garantuar implementimin sipas standartit të CCBS-se, bazuar në PicOS.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet e shitjeve, logjistikës dhe financës për të siguruar ekzekutimin e fushatave dhe aktiviteteve të marketingut në mënyrë efikase

Aftësitë dhe kualifikimet:


  • Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim të Biznesit, Ekonomi ose fushë të ngjashme.
  • Të paktën 2-3 vite përvojë në shitje/marketing brenda industrisë FMCG.
  • Aftësi të forta analitike për të kuptuar tendencat e tregut dhe të dhënat e shitjeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, si me partnerët e brendshëm ashtu edhe me ata të jashtëm.
  • Njohuri të thella për tregun lokal të FMCG, me fokus te analizat e konsumatorëve.
  • Aftësi për të menaxhuar dhe implementuar fushata të ndryshme marketingu në mënyrë efikase.
  • Njohuri të mirë të aplikacioneve të MS Office dhe mjeteve të tjera të analizës së të dhënave.
  • Njohja e gjuhës së huaj anglisht/italisht përben avantazh
  • Patentë e klasit B Aftë si të mira MS Office, veçanarisht në MS Excel.
  • Njohuri të gjuheve të huaja Anglisht/Italisht.


Të interesuarit mund te aplikojne duke klikuar ne hr@cocacola.al brenda dates 30/04/2025.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.

Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top