• Tirane, ofroj vend pune Tapicier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Rrobaqepes/e

Përshkrimi​

Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS.

Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.

Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agi Kons shpk është zgjedhja jote më e mirë.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Tapicier


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Tapicimi i mobilieve (karrige, divane, krevate, etj.)
  • Riparimi dhe restaurimi i mobilieve ekzistuese
  • Prerja, montimi dhe fiksimi i materialeve (stof, lëkurë, sfungjer, etj.)
  • Përdorimi korrekt i veglave dhe makinerive të punës
Kërkesat:

  • Përvojë pune si tapicier (e preferueshme)
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
  • Saktësi, përpikmëri dhe Përgjegjësi
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht
Ne Ofrojmë:

  • Pagë konkurruese sipas përvojës mbi 100 000 ALL
  • Ambient pune të qëndrueshëm dhe miqësor
  • Mundësi zhvillimi profesional
  • Orar të rregullt pune


Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet nr të kontkatit: 068 81 46 218

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Departamenti i Burimeve Njerëzore
E-mail:
hr@met-engenering.al
Kontakt: 068 81 46 218


Web: www.agikons.com
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë
 


Apply WhatsApp
Back
Top