• Tirane, ofroj vend pune SUPERVIZOR SHITJESH HORECA

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni– Supervizor Shitjesh
Divizioni i produkteve HORECA (HOtel, REstorant, CAtering)

“KOSMONTE FOODS TIRANA” sh.p.k, kompani lider ne treg ushtron aktivitetin e saj ne fushen e importit dhe distribuimin e produkteve ushqimore ne Shqiperi, Kosove, Gjermani dhe Dubai. “Kosmonte Foods Tirana”, ofron pune te rregullt brenda dhe jashte vendit, te qendrueshme dhe me kontrate afatgjate, shperblime dhe bonuse ne baze te performances dhe realizimeve. Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania është në kërkim të stafit të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale. Kjo shoqeri shpall konkursin per pozicionin e punes: Supervizor Shitjesh per kategorine e produkteve HORECA. (HOtel, REstorant, CAtering)

Pershkrimi i Punes
Planifikon, organizon dhe drejton sistemin e shperndarjes ne te gjithe territorin e zones perkatese per te gjitha produktet ushqimore, duke perfshire te gjithe klientet me kontrate dhe klientet e thjeshte, me shumice dhe pakice,
Drejton, trajnon, udhezon dhe monitoron te gjithe forcen shitese qe ka nen mbikqyrje, duke synuar kosto efektive,
Paraqet dhe ndjek vazhdimisht realizimin e target-it mujor per cdo agjent shitje per kategorine HORECA,
Eshte pergjegjes per Shitjet për klientët e mëdhenj, zgjerimin e tregut dhe rritjen e nivelit të shitjeve sipas objektivave te percaktuara nga Drejtori i Pergjithshem,
Analizon dhe informon forcen shitese per rezultatet e shitjes per klient specifik,
Asiston agjentet e shitjes direkt ne terren duke ju dhene suportin dhe ndihmen per te zgjidhur situata te ndryshme qe mund te krijohen,
Mbledh informacionin e nevojshem nga tregu per konkurrencen, aktivitetet e tyre si dhe per fenomenin paralel te importit,
Negocion kur hapet nje klient i ri, per listen e produkteve, vendosjen e tyre, shitjen dhe kushtet me te cilat do te mbyllet ky bashkepunim,
Monitoron ne menyre te vazhdueshme faturat e hapura per agjentet dhe klientet,
Mbledh informacion dhe jep orientim dhe zgjidhje per datat e skadences per produktet,
Verifikon produktet me qarkullim te ulet dhe jep sugjerime per shitjen e tyre ne menyren me te shpejte per te parandaluar skadencen e tyre,
Ndjek ne baze ditore arketimet dhe klientet problematik me vonesa,
Merr pjese ne menyre direkte ne procesin e inventarit te agjenteve te shitjes
Mban kontakte te vazhdueshme me klientet ne lidhje me kerkesat e tyre.

Kualifikime/ Kerkesa:
Diplomë universitare - Fakulteti Ekonomik apo të ngjajshme perben avantazh;
Përvojë pune, së paku 2-5 vite në shitje;
Aftesi të mira komunikuese;
Të ketë njohuri për produktet ushqimore;
Të posedojë leje drejtimi automjeti.

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
Të jetë korrekt dhe i disiplinuar në menaxhimin e produkteve te Kompanisë,
Aftësi të mira komunikuese,
Aftësi të mira tregtimi dhe negocimi,
Aftësi për të menaxhuar kohën në terren,
Aftësi të mira organizative në zgjidhjen e situatave të ndryshme në treg,
Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes.
Te karakterizohen nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
Te kene aftesi organizative, kreative dhe te ndihmojne ne dhenien e ideve te reja.
Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale


Shenime:
Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryej dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
· Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: apliko@kosmontefoods.al ;
· Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
· Emeroni CV-ne sipas ketij formati (emer [hapsire] mbiemer [hapsire] CV) dhe pozicionin e deshiruar.

Pas selektimit do të kontaktohen vetëm kadidatët e përzgjedhur.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi I Shqipërisë për “Mbrojtjen e të
Dhënave Personale”.

Cel. : 0688087766
 


Apply WhatsApp
Back
Top