• Tirane, ofroj vend pune Supervizor Logjistike

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Supervizor | Team Leader
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti
pjesë e Çelësi Media Group, në emër të Klientit tonë, po kërkon një kandidat potencial për pozicionin Supervisor Logjistike për t'u bashkuar me biznesin e tyre në zgjerim.
Përmbledhje e pozicionit: Për të pasur sukses në këtë rol, kanditati duhet të ketë njohuri të plota në, menaxhimin zinxhirit të furnizimit te multi kategorive dhe një kuptim të dërgimit të porosive dhe gjurmimit të automjeteve të transportit. Kandidati ideal duhet gjithashtu të jetë i njohur me proceset e sigurisë në punë dhe kuadrin ligjor të tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Menaxhon funksionet e dërgesave ditore për të gjithë shoferët e caktuar. Mirëmban njohuritë për të gjitha proceset dhe procedurat e kërkuara për të ekzekutuar detyrat e caktuara.
  • Ndjek porositë duke përdorur sisteme funksionale (p.sh. softuer gjurmimi)
  • Ofron zgjidhje inovative me kosto efektive që plotësojnë nevojat e klientëve
  • Menaxhon inventarin, si dhe transportin dhe proceset e tjera logjistike;
  • Zhvillon strategji të reja për modernizimin e proceseve dhe optimizimin e kostos;
  • Sigurohet që cilësia, sasia, kënaqësia e klientit dhe zotimet financiare janë përmbushur;
  • Përgjegjës për komunikimin me klientët dhe transportuesit në lidhje me çdo ndryshim në porosi, oraret dhe dërgesat gjatë gjithë ditës se punës.
  • Monitoron, analizon dhe raporton të dhënat për të identifikuar çështjet dhe mundësitë për përmirësime të procesit;
  • Eshtë gjithmonë i azhornuar me teknologjinë dhe softuerin e dedikuar.
  • Organizon oraret e punës, identifikon nevojat për personel dhe punon me burimet njerëzore të kompanisë për të ndjekur procesin e punësimit
  • Mbështet ndjenjën e shërbimit ndaj klientit dhe mat kënaqësinë e klientit
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Dëshira e fortë për të mësuar, përvetësuar njohuri të reja dhe për t'i zbatuar ato në praktikë.
  • Diplomë Bachelor, e preferueshme në menaxhim të zinxhirit të furnizimit, operacioneve logjistike, administrimit të biznesit ose fushave të ngjashme
  • 2+ vjet përvojë pune në logjistikë ose operacione të transportit lokal.
  • Njohuri të plota të zinxhirit të furnizimit, inventarit, shpërndarjes, biznesit dhe parimeve të menaxhimit.
  • I aftë të punojë në skuadër
  • Aftësia për të menaxhuar, trajnuar dhe motivuar stafin ne varësi
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe analitike
  • Duhet të posedojë aftësi të forta ndërpersonale.
  • Duhet të demonstrojë aftësi shumë të mira komunikimi si me shkrim ashtu edhe me gojë.
  • Duhet të ketë aftësi të shkëlqyera kompjuterike dhe të ketë njohuri për softuerë logjistik.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjeografisë së qytetit të Tiranës (rrugët dhe infrastruktura, biznese, supermarkete, qendra tregtare etj)
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, ne do të dëshironim të dëgjonim nga ju. Dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: rekrutim@profesionisti.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top