• Tirane, ofroj vend pune Supervizor/e databaze

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
spar_albania_cover.jpg

NJOFTIM PUNE

BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Spar Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Supervizor/e Databaze
Departamenti: Komercial
Vendodhja: Zyra Qendrore
Roli: Krijimi i një liste të produkteve dhe furnitorëve; Krijon informacione të përditësuara për furnitoret vendas dhe importues.

Detyra dhe Përgjegjësi:
• Futja e një përzgjedhjeje të artikujve të përhershëm dhe sezonalë në sistem dhe çmimet e tyre përkatëse;
• Mbajtja e shënimeve dhe përgjegjësia për korrektësinë e informacionit të futur;
• Futja e produkteve promocionale në bazën e të dhënave sipas planit të marketingut dhe ofertave;
• Krijimi dhe mbajtja e një arkivi elektronik për artikujt e dorëzuar;
• Të sigurojë sigurinë e sistemeve të informacionit, linjave të komunikimit dhe pajisjeve;

Kërkesat:
a.Edukimi:
- Diplomë Universitare
b.Eksperiencat e punës: Të ketë përvojë punë në pozicione te ngjashme.
c.Kualifikime të tjera:
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
-Njohuri te mira mbi bazat e te dhenave.
d.Aftesi të tjera:
• Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe aftësi për të përcaktuar prioritet gjatë ngarkesës së punës;
• Aftësi për të punuar në skuadër;

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 13/07/2022

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top