• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Marketingu

Tirane
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Mundësi punësimi - Specialiste Marketingu
VEGA Group
, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Specialiste Marketingu.


Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Zhvillimi dhe implementimi i strategjive të rrjeteve sociale në linjë me objektivat e përgjithshme të marketingut.
  • Krijimi dhe publikimi i postimeve në platforma si Instagram, Facebook, LinkedIn, TikTok, X (ish-Twitter) dhe YouTube.
  • Zhvillimi dhe ekzekutimi i fushatave promocionale (social medial, google ads etj.)
  • Analiza e performancës së fushatave dhe përgatitja e raporteve periodike mbi treguesit kryesorë (engagement, reach, etj.).
  • Mbështet organizimin dhe promovimin e eventeve të brendshme për stafin dhe aktiviteteve të kompanisë.
  • Bashkëpunimi me agjenci të jashtme kreative dhe brand ambassadors për të krijuar përmbajtje autentike dhe për të forcuar imazhin e kompanisë.
  • Përgjigjja në kohë, në mënyrë profesionale dhe në përputhje me imazhin e brandit, ndaj telefonatave, mesazheve dhe komenteve të ndjekësve dhe klientëve të interesuar.
  • Kryerja e matjeve periodike të kënaqësisë së klientëve përmes formularëve ose kontakteve të strukturuara.

Kualifikimet
  • Diplomë Universitare në Marketing, Komunikim, Administrim Biznesi, Media ose fusha të ngjashme.

Eksperienca
  • Minimum 2 vite eksperiencë praktike në marketing, me fokus në social media, krijim përmbajtjeje dhe/ose fushata digjitale.

Aftësitë Teknike
  • Njohuri shumë të mira të rrjeteve sociale (Instagram, Facebook, LinkedIn, TikTok, YouTube).
  • Përdorimi i platformave si Meta Business Suite, Canva, Google Ads (avantazh nëse ka certifikime).
  • Njohuri të mira në analizën e performancës së fushatave dhe përgatitjen e raporteve.
Aftësitë Personale
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, organizim dhe menaxhim kohe.
  • Krijimtari dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.
  • Orientim drejt rezultateve dhe përkushtim për ndjekjen e trendeve të reja të marketingut digjital.
Gjuhët
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze (në të shkruar dhe komunikim verbal).
Extra
  • Leje drejtimi automjeti, kategoria B.

Shënime:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Specialiste Marketingu”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
 


Apply
Back
Top