Tirane, ofroj vend pune Specialiste Finance
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Europcar Shqipëri, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të dhënies së makinave me qira Europcar, po kërkon një Specialiste Finance për t’u bashkuar me ekipin tonë. Pozicioni përfshin përpunimin dhe kontrollin e dokumentacionit financiar, deklarimet tatimore, përgatitjen e raporteve mujore si dhe sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin në fuqi. Kandidati/ja ideal/e duhet të ketë eksperiencë në fushën e financës/kontabilitetit dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
Pozicioni: Specialiste Finance
Lokacioni: Tiranë
Përgjegjësitë kryesore:
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e emailit: hr@tendence3a.com
Pas shqyrtimit, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 25.09.2025
Te gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të Kuvendit të Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Bashkohu me ne në Europcar dhe bëhu pjesë e një ekipi që vlerëson përsosmërinë, kënaqësinë e klientit dhe suksesin!
Pozicioni: Specialiste Finance
Lokacioni: Tiranë
Përgjegjësitë kryesore:
- Të administrojë gjendjen e arkës dhe të kryejë pagesat e autorizuara.
- Të përgatisë raportet ditore të arkës dhe t’i dorëzojë në financë
- Të lëshojë fatura tatimore për klientët sipas porosive dhe shitjeve të kryera.
- Të regjistrojë faturat e blerjes/shitjes në programin Financa 5.
- Të kontrollojë saktësinë e të dhënave në faturim dhe të sigurojë pajtueshmërinë me legjislacionin fiskal.
- Të arkivojë dhe sistemojë dokumentacionin financiar.
- Të bashkëpunojë me departamentin e financës dhe shitjeve për pasqyrimin korrekt të të ardhurave.
- Asistim në kryerjen e raporteve të ndryshme që i nevojiten departamentit përkatës.
- Hedhja e bankës në programin Financë 5.
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë;
- Të ketë eksperiencë minimum 3 vite;
- Të jetë perdorues i/e mirë e programit Financa 5, Self Care dhe paketës MS Office (vecanerisht Excel-i);
- Të jetë i/e aftë të punojë e pavarur si dhe në grup;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe organizuese;
- Të ketë aftësi të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;
- Të ruajë konfidencialitetin;

Apply