Tirane, ofroj vend pune Specialist Xhami
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Rinas
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania Dutch Global Maintenance (DGM) kërkon të punësojë Specialist Xhami, i cili kryen mirëmbajtjen, zëvendësimin dhe instalimin e xhamave në ambientet e aeroportit, duke siguruar cilësinë, sigurinë dhe funksionalitetin e tyre sipas standardeve teknike.
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
+355 68 419 8297
Adresa: Aeroporti Nene Tereza
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
- Kryen punime për mirëmbajtjen, heqjen dhe vendosjen e xhamave dhe sipërfaqeve të tjera xhami në ambientet e aeroportit.
- Zëvendëson xhamat e dëmtuar sipas specifikimeve teknike dhe standardeve të sigurisë.
- Realizon instalimin e xhamave të rinj në struktura metalike ose ndërtimore.
- Përdor pajisje të specializuara për prerjen, ngritjen dhe pozicionimin e xhamave në lartësi ose në zona me qasje të kufizuar.
- Kontrollon rregullisht elementët mbajtës të xhamave (struktura metalike, profile, elementë fiksues) dhe ndërhyn për riparime në rast nevoje.
- Raporton çdo dëmtim apo problematikë që ndikon në qëndrueshmërinë e sipërfaqeve xhami.
- Bashkëpunon me ekipin teknik për realizimin e projekteve që përfshijnë modifikime të strukturave xhami.
- Preferohet diplomë profesionale ose universitare në konstruksione metalike, ose të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në punime me xhama (instalim, mirëmbajtje fasadash, etj.).
- Njohuri mbi përdorimin e pajisjeve për ngritje, transport dhe instalim të xhamave në lartësi.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar në mënyrë efektive.
Të interesuarit mund të kontaktojnë duke dërguar një CV të përditësuar në adresën marenglen.prenci@dgm.al
Apply WhatsApp