• Tirane, ofroj vend pune Specialist Xhami

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Punetor/e | Ndihmesa
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Dutch Global Maintenance (DGM) kërkon të punësojë Specialist Xhami, i cili kryen mirëmbajtjen, zëvendësimin dhe instalimin e xhamave në ambientet e aeroportit, duke siguruar cilësinë, sigurinë dhe funksionalitetin e tyre sipas standardeve teknike.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
  • Kryen punime për mirëmbajtjen, heqjen dhe vendosjen e xhamave dhe sipërfaqeve të tjera xhami në ambientet e aeroportit.
  • Zëvendëson xhamat e dëmtuar sipas specifikimeve teknike dhe standardeve të sigurisë.
  • Realizon instalimin e xhamave të rinj në struktura metalike ose ndërtimore.
  • Përdor pajisje të specializuara për prerjen, ngritjen dhe pozicionimin e xhamave në lartësi ose në zona me qasje të kufizuar.
  • Kontrollon rregullisht elementët mbajtës të xhamave (struktura metalike, profile, elementë fiksues) dhe ndërhyn për riparime në rast nevoje.
  • Raporton çdo dëmtim apo problematikë që ndikon në qëndrueshmërinë e sipërfaqeve xhami.
  • Bashkëpunon me ekipin teknik për realizimin e projekteve që përfshijnë modifikime të strukturave xhami.
Aftësite e kërkuara:
  • Preferohet diplomë profesionale ose universitare në konstruksione metalike, ose të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në punime me xhama (instalim, mirëmbajtje fasadash, etj.).
  • Njohuri mbi përdorimin e pajisjeve për ngritje, transport dhe instalim të xhamave në lartësi.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar në mënyrë efektive.

Të interesuarit mund të kontaktojnë duke dërguar një CV të përditësuar në adresën marenglen.prenci@dgm.al


📞 +355 68 419 8297
📍 Adresa: Aeroporti Nene Tereza
 


Apply WhatsApp
Back
Top