• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Sherbimit te Klientit

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Autostrada Tr.-Dr.
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Eksperienca
me dhe pa eksperience
AlbGroup është një biznes që krijon dhe ofron zgjidhje për biznese në industri të ndryshme. Me mbi 13 vite eksperiencë dhe katër kompani të suksesshme, Albpastrim, Albsolution, Albacademy dhe Hotel Partner, operojmë në sektorët e pastrimit, higjenizimit, distribucionit dhe turizmit, duke sjellë shërbime dhe produkte inovative në tregun shqiptar.

Për arsye të zgjerimit të aktivitetit tonë në Albsolution, jemi duke kërkuar një Specialist I Sherbimit të Klientit.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Të përfaqësojë kompaninë në një mënyrë profesionale dhe pozitive në cdo moment.
  • Të menaxhojë procesin e shitjes dhe të arrijë objektivat e vendosur në raport me klientët ekzistues.
  • Të punojë aktivisht me stafin e brendshëm, me personat kyç në kontakte dhe tek klientët si dhe me palë të treta për të arritur objektivat e kompanisë si dhe realizuar objektivat.
  • Të menaxhojë porositë e klientëve,të bëje faturat si dhe shikojë potencialin për rritjen e porosive.
  • Të ndjekë dhe monitorojë të gjitha transaksionet e pagesave nga klientët, duke siguruar që çdo pagesë të regjistrohet saktë në sistem.
  • Te ndjekë procesin e shitjeve online duke përfshirë marrjen e porosive, përpunimin e faturave dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për klientët.
  • Të identifikojë dhe zhvillojë mundësi rritje për kompaninë tek klientet ekzistues.
  • Të identifikojë dhe zhvillojë mundësi rritje për kompaninë tek klientët potencial.
  • Të gjenerojë kontakte të reja dhe kliente potencial.

Kërkesat:
  • Diplomë në fushën e marketingut, biznesit, ose një fushë të ngjashme (preferohet).
  • Eksperiencë të mëparshme në shitje ose në një rol të ngjashëm (zakonisht 1-3 vjet).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
  • Njohuri të thella mbi produktet/zhvillimet në sektorin e shitjeve.
  • Aftësi për të analizuar tregun dhe të kuptuar nevojat e klientëve.Aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të forta me klientët.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me kolegët dhe departamentet e tjera.
Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në: hr@albgroup.al .

*Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Cel. : +355676040096
 


Apply WhatsApp
Back
Top