• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Produkteve te Kreditimit, Departamenti i Manaxhimit te Produkteve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Banke | Sigurime
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni : Specialist i Produkteve te Kreditimit
Sektori: Sektori i Produkteve të Kreditimit dhe Investimit
Departamenti: Departamenti i Manaxhimit të Produkteve
Divizioni: Retail

Objektivat Parësore
Impakt të drejtpërdrejtë në përmirësimet e të gjitha aspekteve të produkteve ekzistuese të kredisë, duke kontribuar në rritjen e volumeve;
Dhënia e ideve për zhvillim produktesh të reja dhe manaxhim i plotë i procesit të hedhjes së tyre në treg; Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në realizimin e objektivave të kredidhënies dhe propozimin e hapave konkrete për përmirësime të vazhdueshme;
Reailzimi brenda afateve i të gjitha detyrave dhe përfshirje aktive në prokjete të ndryshme të bankës të lidhura me sektorin e produkteve;

Rolet Kyçe dhe përgjegjësitë

  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e të gjitha produkteve të kredisë për segmentet e klientëve individë në përputhje me nevojat e tyre dhe objektivat e bankës.
  • Përgatit raporte në baza të rregullta kohore për ecurinë e portofolit të kredive dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme.
  • Grumbullon informacion nga degët mbi mbarëvajtjen e kredidhënies dhe jep ide për përmirësime të mëtejshme të produkteve.
  • Merr pjesë në projekte që lidhen me zhvillimin e produkteve të reja dhe implementimin e tyre.
  • Përgatit materialet e trajnimeve dhe trajnon rrjetin e degëve për produktet e reja të kredisë ose ndryshimet në produktet ekzistuese.
  • Mban informacion të përditesuar për tregun dhe konkurentet dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme.
  • Mbështetje e vazhdueshme e rrjetit të degëve me cdo lloj informacioni apo raportimi të kërkuar prej tyre.
  • Analizë dhe implementim i ndryshimeve në legjislacione dhe rregullore që impaktojne produktet apo transparencën e informacionit
  • Raportim pranë rregullatorit, me frekuenca të rregullta apo në bazë të kërkesave specifike
  • Përgjegjës për ecurinë e produkteve të tjera të lidhura me kreditë si psh sigurimet.
  • Monitorim, manaxhim dhe raportim për aktivitetin e ndërmjetësimit në sigurime me palët e treta, me autoritetet mbikqyrëse dhe me rrjetin e degëve
  • Komunikim dhe bashkëpunim me palët e treta në bazë të marrëveshjeve apo kontratave të firmosura
  • Shkrimi dhe përditësimi i procedurave dhe proceseve të produkteve që manaxhohen në portofol
  • Përgjegjës për projekte të ndryshme të lidhura me produktet e kredisë por edhe me produkte të tjera retail, sipas nevojave të biznesit apo kërkesave të supervizorit.
Kualifikime të nevojshme

  • Diplomë Univeristare, preferohen degët e Ekonomi/ Financë & Bankë / Administrim Biznesi
  • Eksperiencë në sektorin bankar për minimumi 5 vjet. Preferohet eksperienca ne fushen bankingut retail dhe/ose produktet e depozitave.
  • Të ketë aftësi të mira organizimi dhe pune në grup. Te kete deshiren per te punuar me departamente te tjera/pale te treta.
  • Të ketë vetëkontroll dhe përgjegjshmëri.
  • Të jetë i/e aftë të punojë dhe gjykojë në mënyrë të pavarur me minimumin e supervizimit nga eprori;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si në shkrim, lexim edhe në komunikim.
  • Fleksibël dhe me dëshirë për zhvillim;
  • Aftesi te mira analitike dhe interpretuese te rezultateve dhe statistikave te ndryshme;
  • I/E vendosur, i gatshem per te pranuar sfida te reja dhe per t’i implementuar ato me perkushtim dhe entuziazem te dukshem;
  • Aftesi shumë të mira në Programet bazë të paketës Office, kryesisht në përpunime databaze Excel dhe përgatitje prezantime ne Power Point;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 17 Gusht 2021.
 


Apply
Back
Top