• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Produkteve te Investimit, Departamenti i Manaxhimit te Produkteve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim Biznesi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni : Specialist i Produkteve te Investimit
Sektori: Sektori i Produkteve të Kreditimit dhe Investimit
Departamenti: Departamenti i Manaxhimit të Produkteve
Divizioni: Retail


Objektivat parësore
Impakt të drejtpërdrejtë në monitorimin, analizën dhe përmiresimet e të gjitha aspekteve të produkteve ekzistuese me synimin kontributin në rritjen e volumeve;
Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në realizimin e objektivave dhe propozimin e hapave konkrete për përmirësime të vazhdueshme;
Dhënia e ideve për zhvillim produktesh të reja dhe organizimi i plote i proçesit të hedhjes së tyre në treg;

Përgjegjësitë kryesore dhe rolet
· Zhvillimi dhe mirëmbajtja e të gjitha produkteve të depozitave, llogarive dhe paketave për segmentet e klienteve individë në përputhje me nevojat e tyre dhe objektivat e bankës;
· Përgatitja e raporteve në frekuencë të rregullta kohore në varësi të kërkesave, për ecurinë e portofolit të depozitave, llogarive & paketave dhe nxjerrja e konkluzioneve të nevojshme;
· Grumbullimi dhe analiza e informacionit nga rrjeti i degëve mbi mbarëvajtjen e produkteve dhe identifikimi i nevojave për përmiresime të mëtejshme të produkteve;
· Angazhimi në projekte që lidhen me zhvillimin e produkteve te reja dhe implementimin e tyre;
· Mban informacion të përditësuar për tregun dhe konkurentët dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme ;
· Organizimi dhe mbajtja e trajnimeve për punonjësit në rrjetin e degëve për produktet e reja të depozitave, paketave ose ndryshimet në produktet ekzistuese ;
· Mbështetja e vazhdueshme e rrjetit të degëve në punën e përditshme për orjentim dhe support për produktet ;
· Analizim dhe implementim i ndryshimeve në legjislacione dhe rregullore që impaktojnë produktet apo transparencën e informacionit;
· Mbajtja e marrëdhënies me palët e treat, për ecurinë dhe zhvillimin e produkteve që lidhen me pagesat (utilitete, pensione, ndihma ekonomike);
· Përgatitja dhe përditesimi i proçedurave dhe proçeseve të produkteve që manaxhohen në portofol;
· Pjesëmarrje në projekte të Bankës të lidhura me produktet retail, sipas nevojave të biznesit apo kërkesave te Grupit;
· Realizimi brenda afateve i të gjitha detyrave dhe raportim në mënyrë periodike te supervizori;
· Detyra e përgjegjësi të tjera bazuar në nevojat e Bankës.
Kualifikime të nevojshme
· Diplomë Univeristare, preferohen degët e Ekonomi/ Financë & Bankë / Administrim Biznesi
· Eksperiencë në sektorin bankar për minimumi 5 vjet. Preferohet eksperienca ne fushen bankingut retail dhe/ose produktet e depozitave.
· Të ketë aftësi të mira organizimi dhe pune në grup. Te kete deshiren per te punuar me departamente te tjera/pale te treta.
· Të ketë vetëkontroll dhe përgjegjshmëri.
· Të jetë i/e aftë të punojë dhe gjykojë në mënyrë të pavarur me minimumin e supervizimit nga eprori;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si në shkrim, lexim edhe në komunikim.
· Fleksibël dhe me dëshirë për zhvillim;
· Aftesi te mira analitike dhe interpretuese te rezultateve dhe statistikave te ndryshme;
· I/E vendosur, i gatshem per te pranuar sfida te reja dhe per t’i implementuar ato me perkushtim dhe entuziazem te dukshem;
· Aftesi shumë të mira në Programet bazë të paketës Office, kryesisht në përpunime databaze Excel dhe përgatitje prezantime ne Power Point;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 15 Gusht 2021.
 


Apply
Back
Top