• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Operacioneve Bankare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
Kualifikimet kryesore

  • Arsim i Lartë në Fakultetin e Ekonomisë;
  • Eksperiencë pune në Sektor te ngjashem minimalisht 3 vjet
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe i pavarur;
  • Aftësi për të përballuar ngarkesën në punë;
  • Aftësi për të planifikuar dhe organizuar punën;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese në gjuhën angleze;
  • Njohuri të mira kompjuterike (word, excel,ppt);

Detyrat dhe përgjegjësitë


  • Njeh dhe zbaton te gjithë rregulloret dhe proçedurat për ekzekutimin e transfertave në hyrje dhe dalje;
  • Të ekzekutojë/autorizojë urdhër pagesa në sistemin informatik të bankës si dhe në S.W.I.F.T dhe në sistemet kombëtare të pagesave;
  • Rikonsilon llogaritë NOSTRO lidhur me aktivitetin e Pagesave;
  • Rregjistron pagesat në mbërritje në sistemin informatik bankar;
  • Proceson çeqet bankare dhe personale;
  • Përfaqeson bankën në seancat e klerimit të çeqeve pranë Bankës së Shqipërisë;
  • Autorizon në platformën S.W.I.F.T mesazhet e transaksioneve të Departamentit të Thesarit;
  • Kryen investigime në lidhje me aktivitetin e pagesave dhe aktivitetit të thesarit;
  • Të përgatisë raporte sa herë që kerkohen të dhena mbi volumet dhe ecurinë e Instrumentave të Pagesave (nëse kërkohen nga Supervizorët e tij direkt);
  • Kryen kontabilizmin e faturave mujore dhe informon perkatesisht Departamentin e Financës;
  • Kryen në sistem debitimet direkte si dhe mbajtjen e komisioneve të lidhura me to;
  • Kryen veprime lidhur me Bonot e Thesarit (debitime/kreditime) mbërritur nga Banka e Shqipërisë;
  • Trajnon punonjësit e rinj mbi aktivitetin e Sektorit të Pagesave;
  • Kryen rregjistrimin në Bilancin e Pagesave të transfertave në nisje apo mbërritje sipas instruksioneve të Bankës së Shqipërisë;
  • Raporton tek Departamenti i Financës mbi kthimet MOF si dhe rikoncilon llogaritë pezull lidhur me veprimet e pagesave në mbërritje;
  • Raporton në kohë pranë Sektorit të Kontrollit të Vazhdueshëm, transaksione të dyshimta nga pikepamja e rregulloreve të A.M.L në fuqi dhe siguron monitorim të vazhdueshëm të aktivitetit duke marrë parasysh riskun operacional që mbart;
  • Asiston përgjegjësin e Sektorit të Pagesave të kryejë hapjen e RMA-ve si dhe kryerjen e “Njih Klientin Tënd” për bankat korrespondente;
  • Kryen testime (sipas nevojës) në Sistemet e Pagesave;
  • Arkivon dokumentat e Sektorit të Pagesave;
  • Kryen detyra të tjera sipas nevojës dhe kerkesës në Sektor

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 13 Prill 2018.
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al
ose te aksesojne linkun https://www.societegenerale.al/al/karriera/vende-vakante/specialist-i-operacioneve-bankare-2/
 


Apply
Back
Top