Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë Riskut të Kredisë, Njësia e Riskut të Kredisë
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Siguron që aplikimet për kredi janë në përputhje me parimet dhe kriteret e kredidhënies nga aspekti i riskut të kredisë, me qëllim minimizimin e riskut.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
Kërkesat për pozicionin:
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 17 Shkurt 2025, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë e pozicionit:
- Verifikon aplikimin për kredi duke marrë një vendim profesional rreth situatës së klientit, në përputhje me politikat dhe proçedurat e kredidhënies në fuqi;
- Siguron që të gjitha aplikimet janë në përputhje me politikat e kredidhënies në fuqi;
- Vlerëson kapacitetin dhe jep mendimin mbi riskun përkatës si dhe merr pjesë si anëtar me të drejta të plota në Komitetin e Kredisë;
- Reagon shumë shpejt ndaj kërkesave të oficerëve të kredisë; Përgatit përmbledhjen e rasteve të kredisë dhe referon opinionin e tij / saj në Komitetin e Kredisë; Informon për rreziqet e identifikuara dhe masat e propozuara në lidhje me zbutjen e riskut të kredisë;
- Identifikon probleme të ndryshme në lidhje me të dhënat në sistemet e kompanisë dhe i raporton ato në kohë për t’u rregulluar;
- Trajnon dhe mentoron stafin shitës të degëve përkatëse lidhur me vlerësimin e riskut të kredisë, duke u fokusuar në cilësinë e kredidhënies.
Kërkesat për pozicionin:
- Eksperiencë pune e preferueshme 4 vite në shitje në pozicionin oficer /analist kredie ose specialist risku në një institucion financiar/bankë;
- Aftësi të shkëlqyera analize financiare;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë;
- Aftësi për të ndërtuar ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;
- Aftësi të shkëlqyera trajnuese;
- Diplomë Universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme.
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 17 Shkurt 2025, në adresën e emailit humanresources@noafin.al.
Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Apply