• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Burimeve te Ushqimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Elektrike | Elektronike
Gjuha
E ardhmja është ABCom
ABCom është kompania nr. 1 në fushën e telekomunikacionit në Shqipëri si edhe e vetmja që ka futur për herë të parë në tregun shqiptar shërbimin 3N1. E themeluar në prill të vitit 1998 ABCom ka ndërtuar një eksperiencë të madhe në ofrimin e shërbimeve: Internet, Televizion Kabllor Dixhital, Telefoni Fikse, etj.
ABCom është provideri i parë në Shqipëri që ka implementuar teknologjinë dixhitale dhe është novator dhe lider në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë dixhitale kabllore bazuar në teknologjinë më të fundit të fibrës Optike.
ABCom ka si mision maksimalizimin e jetës së konsumatorit duke zhvilluar zgjedhjet telekomunikuese më inovative, duke qenë lider i teknologjisë dhe urë lidhëse me të ardhmen.
Në kuadër të zgjerimit të prezencës së saj në Shqipëri, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Specialist i Burimeve te Ushqimit”, ne degen e saj ne qytetin e Tiranes.


Përgjegjësitë/Profili:
1. Te kete kryer aresimin e mesem ne degen elektrike.
2. Te jete i pajisur me leje drejtim automjeti.
3. Te kete experience pune.
4. Te provoje qe ka kryer instalime qofte dhe te thejshta elektrike neper apartamente , zyra, dyqane,etj
5. Te kete njohuri per baterite, lidhjet e tyre e perdorimin si burime ushqimi.
6. Te kete njohuri per perdorimin e inveterave, UPS, karikuesave te baterive.
7. Te dije te perdore multimeter per matje tensioni, rryme dhe rezistence.
8. Te kete dijeni per menyrat e tokezimit dhe qellimin e realizimit te tyre.
9. Te kete njohuri mbi rregullat e sigurimit teknik dhe masat qe merren per mbrojtjen nga rryma elektrike.
10. Te jete i gatshem per nje testim praktik per sa me siper.
11. Te jete i pershtatshem per punen ne grup.
12. Te jete i gatshem ti pergjigjet kerkesave te punes ne rastet e sherbimeve e sherbimit standby.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në [B]abcomhr@abcom.al[/B] ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al

Aplikimet do te pranohen deri ne daten 26 dhjetor.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.


 


Apply
Back
Top