Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Prokurimesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Banke | Sigurime
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Mundësi punësimi - Specialist/e Prokurimesh
VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Specialist/e Prokurimesh.
Detyra të përgjithshme të rolit:
Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: rekrutime@vegagroup.al me subjekt “Specialist/e Prokurimesh”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

- Kupton kërkesat e biznesit dhe ndërton marrëveshje që i përgjigjen nevojave specifike të kompanisë.
- Udhëheq iniciativa të ndryshme të prokurimeve, të cilat ndryshojnë në përmasa dhe kompleksitet.
- Organizimi i tenderëve në treg dhe menaxhimi i procesit të vlerësimit, në bashkëpunim me ekipe ndërfunksionale, për të përzgjedhur furnitorët më të përshtatshëm.
- Negocimi i marrëveshjeve me qëllim arritjen e kushteve sa më të favorshme komerciale për kompaninë.
- Hartimi i kontratave në përputhje me kushtet dhe termat standardë të kompanisë.
- Përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me furnitorët kryesorë.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të forta me palët e interesit (stakeholders), ekipet ndërfunksionale dhe drejtuesit e lartë të kompanisë.
- Zbatimi i standardeve dhe procedurave të kompanisë, përfshirë përdorimin korrekt të mjeteve, programeve dhe proceseve të përcaktuara për realizimin e iniciativave të prokurimit.
- Identifikimi dhe zbatimi i mundësive për të gjeneruar kursime për kompaninë dhe për të sjellë përfitime përmes prokurimeve më të zgjuara dhe efikase.
- Diplomë universitare në Ekonomi, Inxhinieri apo fusha të ngjashme.
- Minimumi 1 vit përvojë pune në prokurime, logjistikë ose në menaxhimin e zinxhirit të furnizimit (supply chain).
- Aftësi shumë të mira në negocim dhe komunikim, si me palët e brendshme ashtu edhe me ato të jashtme.
- Aftësi të zhvilluara analitike dhe mendim kritik, për të vlerësuar oferta, kosto dhe përfitime.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekipe ndërfunksionale.
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike, veçanërisht Microsoft Excel dhe softuerëve të menaxhimit të prokurimeve si ERP, SAP, MC, etj.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli i avancuar); njohja e një gjuhe të dytë (italisht, gjermanisht) përbën avantazh.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet kohore në mënyrë efikase.

Apply