• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing
Eksperienca
vetem me eksperience
Specialist/e Marketingu

DETYRAT KRYESORE:
  • Krijimi dhe menaxhimi i fushatave të marketingut në platformat dixhitale;
  • Menaxhimi i krijimit dhe shpërndarjes së përmbajtjes në kanale të ndryshme komunikimi;
  • Analizimi i të dhënave dhe matja e performancës së fushatave për të optimizuar rezultatet dhe për të përmirësuar strategjitë.
  • Koordinimi i aktiviteteve të marketingut me ekipet e tjera të departamentit dhe palët e jashtme si agjencitë ose partnerët.
  • Krijimi i materialeve marketingu (grafika, video, kopje për reklama, etj.) për të mbështetur fushatat.
  • Monitorimi i trendëve të industrisë dhe konkurrencës për të ofruar rekomandime për përmirësimin e aktiviteteve të marketingut.
  • Sigurimi që të gjitha aktivitetet marketingu të jenë në përputhje me identitetin e qendres.
  • Kontribues ne dhenien e ideve per fushatat e marektingut dhe te eventeve.
  • Ndjekja e eventeve dhe aktiviteteve te marketingut.
  • Ndjekja e fushatave online dhe print.
KRITERET KRYESORE:
  • Diplomë në Marketing, Biznes ose një fushë të ngjashme.
  • Të ketë mbi 2 vite eksperiencë në marketing.
  • Njohuri te avancuara ne platfomat e mediave sociale.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për analizën e të dhënave.
  • Aftësi të forta komunikimi.
  • Aftësi në shkrim dhe redaktim të përmbajtjes me vëmendje në detaje.
  • Aftësi të forta për prioritizimin, organizimin dhe menaxhimin e projektit.
  • Njohës i mirë i gjuhës Angleze.

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 20 Dhjetor 2024, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top