• Tirane, ofroj vend pune Specialist/e marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing Social Media | ADS | SEO
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE – SPECIALIST/E MARKETINGU

Instituti ynë i trajnimit dhe arsimit profesional Irisoft Education është në kërkim të një Specialisti/e Marketingu të përkushtuar dhe kreativ/e, që do të kontribuojë në promovimin e programeve tona arsimore dhe në rritjen e vizibilitetit institucional.

Përgjegjësitë kryesore:
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut për kurse, trajnime dhe programe edukative
  • Promovimi i instituteve, kurrikulave dhe aktiviteteve arsimore
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale dhe përmbajtjes (postime, fushata, njoftime)
  • Krijimi i materialeve promovuese (në bashkëpunim me dizajnin)
  • Planifikimi dhe ndjekja e fushatave reklamuese (Meta Ads, Google Ads – avantazh)
  • Analiza e interesit të kursantëve dhe raportim i rezultateve
  • Bashkëpunimi me stafin akademik dhe administrativ

Kualifikimet e kërkuara:
  • Diplomë në Marketing, Menaxhim, Komunikim, Edukim ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë në marketing (përparësi eksperienca në sektorin arsimor ose trajnues)
  • Njohuri të marketingut digjital dhe rrjeteve sociale
  • Aftësi të mira shkrimi dhe komunikimi (njoftime, përshkrime kursesh, reklama)
  • Aftësi organizative dhe ndjenjë përgjegjësie

Ne ofrojmë:
  • Ambient pune profesional në sektorin e arsimit dhe trajnimit
  • Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale
  • Pagesë konkurruese sipas eksperiencës
  • Përfshirje aktive në projekte edukative dhe inovative
Të interesuarit të dërgojnë CV-në (dhe portofol, nëse kanë) në: alda.tasho@irisoftedu.com; alda_tasho@hotmail.com
cel: 0694097040
 


Apply WhatsApp
Back
Top