• Tirane, ofroj vend pune Shofer

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Eksperienca
vetem me eksperience

Përshkrimi​

Fashion Group Albania operon në Shqipëri dhe është pjesë e BALFIN Group. E specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesoreve, FGA ka ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare për veshjet si Prenatal, Mango, Okaidi, Geox, Aldo, Springfield, Carpisa, Parfois, Cortefiel, Women’s Secret.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.

Pozicioni: Shofer
Njesia: Logjistikë
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:

Aktualisht po kërkojmë nje person me eksperience që i pëlqen dinamika për t’iu bashkuar ekipit të Fashion Group Albania në rolin e Shoferit. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për shperndarjen, dorezimin dhe terheqjen e materialeve, letrave, kontratave, porosi etj, ne destinacionet e kerkuara me pergjegjesi dhe brenda afatit kohor te kerkuar.

Detyrat​

  • Shperndan, dorezon apo terheq materiale, letra, kontrata, porosi etj, ne destinacionet e kerkuara me pergjegjesi dhe brenda afatit kohor te kerkuar;
  • Suporton per transferimin e produkteve per shitje nga njera njesi tek tjetra sipas nevojave dhe kerkeses se njesive te shitjes
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e mjetit ne perdorim: ne gjendje te paster, te furnizuar me karburant dhe gjithmone gati per te kryer levizje;
  • Shoqëron në takime pune punonjes/partnere biznesi ne destinancionet e kerkuara sipas nevojave te kompanise me mjetin qe kompania i vendos ne dispozicion;
  • Respekton ne menyre rigoroze Kodin Rrugor.
  • Kryen cdo detyrë tjetër që mund t’i ngarkohet brenda nivelit te pozicionit të tij;

Kualifikimet​

  • I aftë në organizimin dhe menaxhimin e kohës;
  • Patente e nivelit B;
  • Të kete aftesi te mira për ngarjen e makinës;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  • Njohje e mirë e rrugëve të Tiranës.

Shënime​

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre brenda datës 02.07.2024 në adresën; hr@fashiongroup.al
Ju lutem kini prarasysh që vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të dhënat tuaja personale, të cilat dergohen nga ju vullnetarisht si përgjigje ndaj kësaj shpallje për vend të lirë pune, mblidhen dhe përpunohen, manualisht dhe/ose elektronikisht, nga Fashion Group Albania shpk, me qëllim vlerësimin e përshtatshmërisë tuaj për t’u punësuar në këtë vend pune. Këto të dhëna aksesohen vetëm nga persona të autorizuar të kompanisë dhe do të ruhen deri në përfundim të procesit të përzgjedhjes së kandidatit fitues. Subjektet e të dhënave personale, mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas ligjit nr. 9887 dt. 10/03/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”,i ndryshuar, pranë Fashion Group Albanina shpk, si dhe pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Cel. : hr@fashiongroup.al
 


Apply
Back
Top