• Tirane, ofroj vend pune Shitese

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shites/e | Kasier/e
Eksperienca
me dhe pa eksperience
MONA

Për më shumë se 30 vjet, kompania Mona është e angazhuar në modelimin, prodhimin dhe shitjen e artikujve prej lëkure dhe veshjeve prej tekstili.

Ajo shet produktet e saj me cilësi superiore përmes mbi 50 dyqaneve të saj me pakicë si në vendin tonë ashtu edhe në rajon, përmes blerjeve online blerja e produkteve të Mona-s është e mundur nga çdo vend i botës.

Nëse ju pëlqen të punoni me profesioniste, ju pëlqen puna dhe ambienti dinamik dhe mbi të gjitha ju pelqen moda, ju ftojmë ta lexoni njoftimin deri në fund sepse kemi nevojë për përforcime në ekipin e shitjeve.

Të jeni pjesë e ekipit të MONA-s, do të thotë:

Të punoni në një kompani të qëndrueshme me mbi 30 vite sukses;
Trajnime të organizuara;
Mentorim që nga dita e parë;
Sistemi i bonusit transparent dhe real;
Çmime për besnikëri;
Dhuratat e 8 Marsit;
Pako për Vitin e Ri për fëmijët e punonjësve, dhurata për studentë kampionë;
Dhurata për kolegët që bëhen prindër;
Puna në ekip energjik dhe mjedis të këndshëm pune.

Detyrat tuaja do të ishin:

Pranimi dhe kontrolli i mallrave, vendosja e sensorit të sigurisë dhe ekspozimi i mallit;
Prezantimi i produktit në mënyrë profesionale;
Puna në arkë – pagesa e produkteve me mjete të ndryshme pagese;
Ofrimi i shërbimeve pas shitjes për klientët (shërbime, ankesa);
Zbatimi i të gjitha rregullave dhe procedurave të përcaktuara nga kompania.

Informacione teknike

Vendndodhja e punës: QTU
Orari i punës: 6 ditë në javë, 40 orë në javë;
Puna në një ekip të vogël - deri në 4 persona.

Kanditati jonë ideal duket kështu:

Është i sjellshëm, i këndshëm dhe ka një qasje profesionale ndaj klientit;
Dëgjon me vëmendje klientin qe te kuptojë më së miri nevojat e tij;
Me vetëiniciativë dhe i fokusuar në arritjen e rezultateve;
Ka një sens të fortë për modën;
Njohuri baze ne kompjuter dhe gjuhën angleze;
Të arsimuar në fushën e biznesit ose ekonomisë (arsimi i mesëm profesional);
Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune në veshje me pakicë apo aksesorë mode.


Nëse besoni se kjo është një punë që do t'ju pëlqente dhe do t'i përgjigjeshit me sukses sfidave që do të hasni, ju ftojmë të aplikoni dhe të na jepni mundësinë t'ju njohim.

Duke dërguar një CV me të dhënat personale, të nevojshme për ekzekutimin e procesit të përzgjedhjes, ju jepni pëlqimin tuaj që kompania Mona Albania të përpunojë të dhënat në përputhje me rregullat ligjore në fuqi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Të dhënat e mbledhura në këtë mënyrë ruhen për një periudhë 3-vjeçare nga data e dërgimit të të dhënave, me qëllim vlerësimin e mëvonshëm të nevojës për punësimin e kandidatëve.

Cel. : +355677497499
 


WhatsApp
Back
Top