Tirane, ofroj vend pune RED and Field Business Analysis Coordinator
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- IT | TIK | Informatike Ekonomike

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin : RED and Field Business Analysis Coordinator
RED and Field Business Analysis Coordinator është përgjegjës për administrimin dhe koordinimin e proceseve të RED-it si dhe të Analizës së Standardeve për Sibegun dhe Shqiperinë.
Roli dhe Përgjegjësitë
- Përgjegjës për administrimin dhe raportimin e të gjithë dokumentacionit për proçesin RED, duke ruajtur çdo herë standardet e kërkuara sipas TCCC-se dhe udhëzimeve lokale.
- Përgatit Listën e pikave RED në bazë të objektivave të vendosura.
- Mirëmban databazën e RED KPI nga Ekzekutivët e Shitjes dhe Specialistëve të Vëzhgimit të Terrenit.
- Përditëson dhe koordinon raportet e rezultateve RED dhe të Analizës së Standardeve në bazë ditore/javore/mujore sipas deadlineve-ve përkatëse.
- Përgatit dhe analizon raportin To-Do-List për forcën shitese duke theksuar hapësirat për përmirësim në KPI-të RED.
- Sugjeron përmirësime të proceseve RED dhe Analizës së Ekzekutimit te Standardeve per Shqiperine dhe Sibegun.
- Kordinon dhe analizon procesin e vleresimit dhe raportimit te fotove te Analisteve te te dhenave
- Trajnon dhe mbeshtet ne menyre te vazhdueshme stafin nen varesi, per arritjen e rezultateve te grupit CCBS-Sibeg ne ekzekutim
- Mban në mënyrë të detajuar dokumentacionin për secilin projekt.
- Aplikon përditësime në databazën RED dhe në sistem, sipas ndryshimeve të KPI-ve, bazuar në strategjitë e vendosura.
- Analizon dhe pergatit te dhenat e lidhura me funksionn per Biznes Review CCBS/UFT dhe Staff Meeting javor
- Raporte dhe Analiza te ndryshme per Tepelenen
- Raportim i rezultateve RED te TCCC Director Frontline Commercial
- Raportimi dhe kordinimi per procesin e Sibegut me FIELD BUSINESS ANALYST MANAGER
- Demonstron gjatë tërë kohës sjelljen e kërkuar nga Kodi i Sjelljes në të gjitha situatat, në mënyrë që të projektojë imazhin më të mirë të CCBS, punonjësve dhe praktikave të saj. Tërheq vemendjen e menaxhereve ndaj situatave jo në përputhje me Kodin e Sjelljes.
- Kryen ndonjë detyrë tjetër siç kërkohet nga Menaxheri i Linjës.
- Diplomë Universitare, përbën avantazh dega Informatike Ekonomike.
- Aftësi shumë të mira analizuese dhe raportuese.
- Aftësi të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
- Diskret dhe profesional.
- Shume i organizuar, metodik dhe eficent.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e: Excel, Outlook
Apply WhatsApp