• Tirane, ofroj vend pune RED and Field Business Analysis Coordinator

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore
me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin : RED and Field Business Analysis Coordinator

RED and Field Business Analysis Coordinator është përgjegjës për administrimin dhe koordinimin e proceseve të RED-it si dhe të Analizës së Standardeve për Sibegun dhe Shqiperinë.

Roli dhe Përgjegjësitë
  • Përgjegjës për administrimin dhe raportimin e të gjithë dokumentacionit për proçesin RED, duke ruajtur çdo herë standardet e kërkuara sipas TCCC-se dhe udhëzimeve lokale.
  • Përgatit Listën e pikave RED në bazë të objektivave të vendosura.
  • Mirëmban databazën e RED KPI nga Ekzekutivët e Shitjes dhe Specialistëve të Vëzhgimit të Terrenit.
  • Përditëson dhe koordinon raportet e rezultateve RED dhe të Analizës së Standardeve në bazë ditore/javore/mujore sipas deadlineve-ve përkatëse.
  • Përgatit dhe analizon raportin To-Do-List për forcën shitese duke theksuar hapësirat për përmirësim në KPI-të RED.
  • Sugjeron përmirësime të proceseve RED dhe Analizës së Ekzekutimit te Standardeve per Shqiperine dhe Sibegun.
  • Kordinon dhe analizon procesin e vleresimit dhe raportimit te fotove te Analisteve te te dhenave
  • Trajnon dhe mbeshtet ne menyre te vazhdueshme stafin nen varesi, per arritjen e rezultateve te grupit CCBS-Sibeg ne ekzekutim
  • Mban në mënyrë të detajuar dokumentacionin për secilin projekt.
  • Aplikon përditësime në databazën RED dhe në sistem, sipas ndryshimeve të KPI-ve, bazuar në strategjitë e vendosura.
  • Analizon dhe pergatit te dhenat e lidhura me funksionn per Biznes Review CCBS/UFT dhe Staff Meeting javor
  • Raporte dhe Analiza te ndryshme per Tepelenen
  • Raportim i rezultateve RED te TCCC Director Frontline Commercial
  • Raportimi dhe kordinimi per procesin e Sibegut me FIELD BUSINESS ANALYST MANAGER
  • Demonstron gjatë tërë kohës sjelljen e kërkuar nga Kodi i Sjelljes në të gjitha situatat, në mënyrë që të projektojë imazhin më të mirë të CCBS, punonjësve dhe praktikave të saj. Tërheq vemendjen e menaxhereve ndaj situatave jo në përputhje me Kodin e Sjelljes.
  • Kryen ndonjë detyrë tjetër siç kërkohet nga Menaxheri i Linjës.
Aftësitë dhe kualifikimet:
  • Diplomë Universitare, përbën avantazh dega Informatike Ekonomike.
  • Aftësi shumë të mira analizuese dhe raportuese.
  • Aftësi të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
  • Diskret dhe profesional.
  • Shume i organizuar, metodik dhe eficent.
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e: Excel, Outlook
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet pozicioni i punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top