• Tirane, ofroj vend pune Punonjës Sigurie

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Security | Polic | Ushtarak | Roje
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
supermarket_bioju_cover.jpg

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

Aktualisht kompania jonë në zgjerim po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Punonjësit të Sigurisë.

Përgjegjësitë e pozicionit:
  • Monitoron mbarëvajtjen e të gjitha sistemeve të sigurisë;
  • Monitorojnë hapjen dhe mbylljen e marketit.
  • Monitorojnë klientët dhe stafin për shkelje të sigurisë apo për tentativa për vjedhje.
  • Ndërhyn në qetësimin e situatave problematike me klientët
  • Ndërhyn sipas rregullores në raste të vjedhjeve apo të dëmtimeve të pronës së kompanisë
  • Kontrollojnë dhe ruajnë vendet e parkimit të paguara nga kompania.
  • Monitorojnë pamjet filmike për qëllime të sigurisë.
  • Është përgjegjës për sigurinë e mallrave dhe monitorimin e lëvizjes së Cash-it;
  • Kujdeset për respektimin e procedurave dhe rregullores së brendshme të të gjithë stafit;
  • Kontrollon respektimin e procedurave të sigurisë;
  • Monitoron respektimin e procedurave në rast zjarri;
  • Informon punonjësit mbi cdo cështje të sigurisë në punë;
  • Është përgjegjës për respektimin e procedurave në ambjentet e magazinës dhe në dyqan;
  • Raportojnë përpara menaxherit për situatat e identifikuara si tek stafi ashtu dhe tek klientët

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
  • Minimumi 3 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
  • Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
  • Mosha nga 30 deri në 50 vjeç

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 25.10.2021.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top