Tirane, ofroj vend pune Punonjës Sigurie
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Security | Polic | Ushtarak | Roje
- Gjuha
-
- italisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.
Aktualisht kompania jonë në zgjerim po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Punonjësit të Sigurisë.
Përgjegjësitë e pozicionit:
- Monitoron mbarëvajtjen e të gjitha sistemeve të sigurisë;
- Monitorojnë hapjen dhe mbylljen e marketit.
- Monitorojnë klientët dhe stafin për shkelje të sigurisë apo për tentativa për vjedhje.
- Ndërhyn në qetësimin e situatave problematike me klientët
- Ndërhyn sipas rregullores në raste të vjedhjeve apo të dëmtimeve të pronës së kompanisë
- Kontrollojnë dhe ruajnë vendet e parkimit të paguara nga kompania.
- Monitorojnë pamjet filmike për qëllime të sigurisë.
- Është përgjegjës për sigurinë e mallrave dhe monitorimin e lëvizjes së Cash-it;
- Kujdeset për respektimin e procedurave dhe rregullores së brendshme të të gjithë stafit;
- Kontrollon respektimin e procedurave të sigurisë;
- Monitoron respektimin e procedurave në rast zjarri;
- Informon punonjësit mbi cdo cështje të sigurisë në punë;
- Është përgjegjës për respektimin e procedurave në ambjentet e magazinës dhe në dyqan;
- Raportojnë përpara menaxherit për situatat e identifikuara si tek stafi ashtu dhe tek klientët
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Minimumi 3 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
- Mosha nga 30 deri në 50 vjeç
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [B]hr@bioju.al[/B] brenda datës 25.10.2021.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apply