Tirane, ofroj vend pune PUNETOR
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Autostrada Tr.-Dr.
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Punetor/e | Ndihmesa
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
NJOFTIM
PUNËTOR PËR MBUSHJE BOMBULASH, NGARKIM – SHKARKIM BOMBULASH
Më poshtë gjeni njoftimin për vendin e hapur të punës, për pozicionin e “PUNËTORIT PËR MBUSHJE BOMBULASH”.
PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS
- Të punojë në te gjithë impiantet e shoqërisë në përputhje me dokumentacionin teknik përkatës dhe rregullat profesionale;
- Ta mbajë impiantin, vendin e punës dhe pajisjet në kushte pune dhe të pastra;
- Të informojë eprorët rreth problemeve gjatë funksionimit normal të impiantit, nevojën për riparime, blerjen e materialeve të para, pjesëve të këmbimit, etj;
- Të kontrollojë dhe raportojë për rezerva të caktuara të produkteve apo materialeve të para;
- Të mbushi cilindrat me gaz në përputhje me rregulloret profesionale;
- Të kryejë kontrollin vizual të cilindrave, shpëlajë cilindrat, t’i mbajë ata në gjendje të mirë, të përshtatshme për përdorim;
- Të shënojë/markojë cilindrat siç duhet;
- Të respektojë dhe aplikojë të gjitha rregulloret dhe masat për mbrojtjen, si dhe masat mbrojtëse për mjedisin dhe të përdori pajisje personale mbrojtëse;
- Të mbajë të dhëna të përditësuar dhe të detajuara rreth prodhimit;
- Të kryejë të gjitha detyrat e tjera që do t’i caktohen nga Drejtuesi i Prodhimit, Drejtori i Zyrës Teknike apo eproret te tjere .
- Të kujdeset për pastërtinë dhe rregullsine e vendit te punes.
Preferohet të ketë pervojë të mëparshme në mbushjen dhe ngarkimin – shkarkimin e bombulave. Nuk përjashtohen kandidatet pa përvoje pune të mëparëshme.
Mosha deri 40 vjeç.
Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë te adresat si më poshtë, deri më date 10.11.2023.
Na kontaktoni:
ilva.spiro@messer.al
+355686060233
Apply WhatsApp