Tirane, ofroj vend pune Pasticier/e
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 QTU | Kashar | Casa Italia
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Pasticier | Specialist brumi
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Pasticier/e
Grada: 5
Departamenti: Operacional
Vendodhja: QTU
Përmbledhja e Pozicionit: Prodhimi i produkteve të ndryshme të pasticerise në bazë të recetave të përgatitura nga Menaxheri i Departamentit.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Të njohë shumë mirë procedurat e përgatitjes së ëmbëlsirave të ndryshme sipas recetave;
- Të ketë iniciativë për të prodhuar ëmbëlsirat të ndryshme edhe në mungesë të përgjegjësit të departamentit;
- Të kontrollojë produktin para se ta nxjerrë në banak;
- Të marrë pjesë në inventaret e departamentit duke sistemuar dhe rregulluar produktet e brumit në banak dhe frigorifer;
- Të mbikqyrë të gjitha proceset e punës në mënyrë që cilësia e produkteve të jetë në përputhje me standartet e percaktuara;
Kërkesat:
a.Edukimi: Te kete kryer kurse te formimit profesional ne kete fushe;
b.Eksperiencat e punës: Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2 vjet).
c.Kualifikime të tjera:
- Të ketë njohuri mbi produktet e brumit specifikisht ëmbëlsirat;
d.Aftësi të tjera:
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Aftësi shumë të mira të menaxhimit të kohës;
- Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply