• Tirane, ofroj vend pune part time Inxhinier Ndërtimi – Profili Gjeoteknik (Konsulencë Teknike)

Tirane
Tipi
  1. part time
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
2 N shpk është një kompani ndërtimi e licencuar, që operon në ndërtimin e objekteve me fokus në cilësinë, sigurinë dhe zgjidhjet teknike të specializuara. Në kuadër të këtyre proceseve, kërkojmë një inxhinier ndërtimi me profil gjeoteknik, për të ofruar konsulencë teknike mbi analizën e terrenit dhe zgjidhjet strukturore të themeleve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  1. Ofrimi i konsulencës teknike gjeoteknike për themelet, muret mbajtëse, stabilitetin e terrenit dhe zgjidhjet strukturore të përshtatshme për objektet ndërtimore.
  2. Hartimi dhe/ose interpretimi i raporteve të studimeve gjeoteknike, për përdorim në dokumentacionin e lejes së ndërtimit dhe zbatimit.
  3. Rekomandimi i metodave optimale të ndërtimit në bazë të kushteve të terrenit dhe ndjekja e zbatimit të tyre përmes mbikëqyrjes ose asistencës në terren, kur kërkohet.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

  1. Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi me specializim në Gjeoteknikë ose fushë të ngjashme.
  2. Eksperiencë mbi 5 vite në ofrimin e konsulencës teknike ose shërbimeve të ngjashme për kompani ndërtimi, studio projektimi ose institucione.
  3. Njohuri të avancuara në analiza gjeoteknike dhe përgatitje e dokumentacionit për leje ndërtimi.
Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në dhe një letër motivimi në email: hr.2nshpk@gmail.com.

Për pyetje të tjera mund të na kontaktoni në numrin e telefonit: 0688513500.

Cel. : +355688513500
 


Apply WhatsApp
Back
Top