• Tirane, ofroj vend pune Operator/e Web-i

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Gazetari
Gjuha
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Portali i lajmeve Lajm-Shqipofron mundësi punësimi për pozicionin e mëposhtëm:

Operator/e web-i


Detyrat dhe përgjegjësitë:


– Të jetë gjithmonë në ndjekje të kronikave dhe ngjarjeve të fundit në vend;

– Të planifikojë, grumbullojë dhe përpunojë informacionin rreth eventeve të ndryshme sociale, kulturore, politike që janë me interes për lexuesit;

– Të realizojë publikimin e lajmeve online në web, në mënyrë periodike, çdo ditë;


Aftësitë e kërkuara:

– Të ketë mbaruar studimet në degët Shkenca Komunikimi, Marrëdhënie me Publikun ose Gazetari, Teknologji Informacioni;

– Të ketë aftësi të mira organizative dhe pune në grup;

– Të jetë i komunikueshëm, metodik dhe i organizuar;

– Ndershmëri dhe integritet;

– Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë.


Avantazh do të kenë aplikantët që:

– Kanë arsim teknologji Informacioni ose të ngjashme.

– Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8.

– Kanë njohuri mbi rrjetet sociale dhe marketingun online



Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:


– CV me foto

– Letër motivimi

– Diplomë dhe listë notash


Mirëpresim aplikimet tuaja në: redaksia@lajm-shqip.com
 


Apply
Back
Top