Tirane, ofroj vend pune Ofrohet vend pune si Arkitekte Zbatimi
- Tirane
- Fusha | Profili i punes
-
- Arkitekture
Kompania "Daton" sh.p.k nje kompani lider ne fushen e ndertimit dhe jo vetem, kerkon te punesoje Arkitekte Zbatimi
Detyrat
- Projekton, planifikon dhe mbikqyr zbatimin e ndertimit.
- Bashkepunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë te tjere.
- Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kerkuar, inspekton kantierin e ndërtimit.
- Krijon skica paraprake, duke përdorur software te pershtatshme projektimi (CADD), te cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyren e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi.
- Pergatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshire informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
- Viziton shpesh kantierin për të parë nese planet janë duke u ndjekur sic duhet dhe miraton materialet qe duhen perdorur.
- Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt.
- Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e planifikimit.
- Mbikqyr cilesine e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve
- Koordinon me drejtuesit e ekipeve per punimet e rifiniturave arkitekturore
- Detyra te tjera te caktuara nga Supervizori Direkt.
- Të ketë eksperiencë pune në profesion;
- Diplomë në Arkitekturë
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime
- Aftesi te mira komunikuese dhe shprehje e qarte e ideve dhe zgjidhjeve
- Aftesi kritike mbi detajet e rifinitures e shprehur ne anen funksionale dhe estetike
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse
- Aftësi për të punuar në skuadër
- Njohje shume e mire e legjislacionit per urbanistiken
- Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe prgramet e avancuara si Revit etj.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën daton_as@yahoo.it
Apply