• Tirane, ofroj vend pune Ofrohet vend pune si Arkitekte Zbatimi

Tirane
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture

Kompania "Daton" sh.p.k nje kompani lider ne fushen e ndertimit dhe jo vetem, kerkon te punesoje Arkitekte Zbatimi​

Detyrat​

  • Projekton, planifikon dhe mbikqyr zbatimin e ndertimit.
  • Bashkepunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë te tjere.
  • Diskuton me klientin qëllimin e ndërtimit dhe llojin e ndërtimit të kerkuar, inspekton kantierin e ndërtimit.
  • Krijon skica paraprake, duke përdorur software te pershtatshme projektimi (CADD), te cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyren e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi.
  • Pergatit plane të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshire informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
  • Viziton shpesh kantierin për të parë nese planet janë duke u ndjekur sic duhet dhe miraton materialet qe duhen perdorur.
  • Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt.
  • Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e planifikimit.
  • Mbikqyr cilesine e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve
  • Koordinon me drejtuesit e ekipeve per punimet e rifiniturave arkitekturore
  • Detyra te tjera te caktuara nga Supervizori Direkt.
Edukimi dhe Kualifikimet
  • Të ketë eksperiencë pune në profesion;
  • Diplomë në Arkitekturë
  • Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime
  • Aftesi te mira komunikuese dhe shprehje e qarte e ideve dhe zgjidhjeve
  • Aftesi kritike mbi detajet e rifinitures e shprehur ne anen funksionale dhe estetike
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse
  • Aftësi për të punuar në skuadër
  • Njohje shume e mire e legjislacionit per urbanistiken
  • Përdorimi i paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe prgramet e avancuara si Revit etj.
Ofrohen Kushte shume te mira pune si dhe Page e kënaqshme.
Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën daton_as@yahoo.it
 


Apply
Back
Top