Tirane, ofroj vend pune oficer kredie
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Micro Credit Risk sh.p.k, një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka nisur aktivitetin e tij qe prej vitit 2019, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve. Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit të aktivitetit të saj financiar ne jemi duke kërkuar për një Oficer(e) Kredie
- DETYRAT:Të zhvillojë portofolin e klientëve nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies;
- Të shqyrtojë nevojat dhe kërkesat për financime të klientëve duke ofruar zgjidhje në përputhje me kushtet e kompanisë;
- Të sigurojë të gjithë informacionin mbi situatën financiare të klientit, duke garantuar integritetin e të dhënave mbi klientët;
- Të bëjë vlerësimin e kapacitetit pagues të klientit dhe riskut të financimit, bazuar në politikat e kreditimit të institucionit;
- Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët dhe komunitetet;
- Të monitorojë rregullisht klientët pas marrjes së kredisë duke i kontrolluar pagesat ne afatet e percaktuara ne kontraten e klientit;
- Të sigurojë një cilësi të lartë të menaxhimit të rasteve në vonesë.
- KUALIFIKIMET:Arsimi lartë preferohet (Ekonomik, Financë);
- Të ketë të paktën 2-3 vite eksperiencë pune në këtë profil ose në punë të ngjashme;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
- Të jetë i orientuar ndaj arritjes së objektivave;
- Të jetë person i vetëmotivuar, dinamik dhe që i pëlqen të punojë;
- Të ketë aftësi negociuese;
- Të jetë i aftë të ndërtojë marrëdhënie të besueshme me njerëzit;
- Të ketë një kuptim të mirë të shërbimit ndaj klientit;
- Të jetë i aftë të bëjë analizë financiare për aktivitete të ndryshme biznesi;
- Të dijë të përdorë mirë kompjuterin (excel,word etj);
- Të ketë aftësi të mira në organizimin dhe vetëmenaxhinim e punës;
Apply