• Tirane, ofroj vend pune Ndihmës Edukatore

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 QTU | Kashar | Casa Italia
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Green Education prej vitesh zhvillon aktivitetin e saj në fushën e arsimit duke operuar me sukses me Shkollën “TES- Tomorrow’s Education System” dhe Kopshtet Bletëzat që gjenden në adresat:
  • Bletëzat 1, adresa Rr. “Barrikadave”, Banesa nr.55 (Vila “Ali Mehmeti”), Tiranë
  • Bletëzat 3, adresa Rr. “Bashkim Shkurti”, (pranë kompleksit Univers City), Mëzez, Tiranë
Në kopshtin Bletëzat punohet ne standarte bashkëkohore dhe moderne sepse ne ofrojmë kushtet dhe komoditetin e duhur për stafin, shërbimin dhe edukimin më të mirë dhe cilësor për brezat e të ardhmes.
Kopshti "Bletëzat 3" kërkon të rekrutojë staf për pozicionin "Ndihmës Edukatore"

Detyrat

  • Të planifikojë dhe organizojë aktivitete individuale dhe në grupe për të lehtësuar zhvillimin, aftësitë motorike, aftësitë bashkëpunuese dhe sociale, besimin dhe të kuptuarin e fëmijëve. Orienton dhe asiston fëmijët në zhvillimin e duhur të proçesit të ngrënit, tualetit apo aktivitete të tjera.
  • Është përgjegjës për mirëqënien dhe sigurinë e të gjithë fëmijëve në grupin përkatës.
  • Të nxisë zhvillimin e gjuhës me anë të tregimit, thënies së historive, luajtjes së roleve, këngëve, vjershave dhe bisedave dhe diskutimeve informale; U ofron mundësi fëmijëve për shprehje krijuese përmes aktiviteteve të artit, muzikës dhe aktiviteteve fizike.
  • Ndjek gjendjen shëndetësore të fëmijës, kontrollon proçesin e ushqyerjes duke respektuar etikën e të ngrënit, në përfundim të turnit përpilon raportin mbi gjendjen e fëmijëve që ka patur në grup dhe ia dorëzon edukatores që merr turnin.
  • Kujdeset çdo ditë për higjenën e mjedisit të grupit
  • Njeh dhe zbaton programin e edukimit sipas formatit të përcaktuar
Kualifikimet:
  • Të ketë diplomë të ciklit të parë Bachelor, të formimit për mësues të arsimit parashkollor
  • Përbën avantazh të paturit eksperiencë pune
Aftësi personale:
  • Të jetë korrekte në sjellje, e përpiktë në orar;
  • Të jetë bashkëpunues në punën në grup me kolegët e tij;
  • Të jetë e komunikueshëm;
  • Të ketë dëshirë të punojë me fëmijët;
  • Të jetë e përkushtuar, motivuar dhe përgjegjëse gjatë punës.
Aplikimi bëhet duke dërguar CV-në dhe kërkesën për punësim në pozicionin Ndihmës Edukatore në adresën e-mail-it hr@gea.edu.al

TEL: 069 70 14 290
 


Apply WhatsApp
Back
Top