Tirane, ofroj vend pune Merchandiser
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

NJOFTIM PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SPAR Albania është pjesë e BALFIN Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Pozicioni: Merchandiser
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Tiranë
Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit:
Garanton implementimin e sakte te asortimentit ne dyqan, jep ide per permiresimin e implementimeve. Garanton qe implementimet te kryhen ne daten dhe oraret e caktuara.
Përgjegjësitë kryesore:
- Percakton skedulin e punes duke vendosur prioritetet me supervizorin, diskutuar instruksionet e vecanta, produktet pormocionale dhe ndryshimet e cmimeve.
- Sigurohet që produktet në rafte të jenë të implementuara sipas politikës së kompanise.
- Garanton implementimin e produkteve PL (Private Label) sipas planogrames së përcaktuar.
- Përgjegjës për realizimin e planimetrisë komerciale në hapjen dhe zhvillimin e një dyqani të ri;
- Kujdeset për planimetrinë komerciale të dyqanit duke kryer vizita herë pas here me Menaxherët e Dyqaneve, Menaxherët e Departamenteve dhe punonjësit; duke iu përgjigjur kërkesave të vecanta dhe duke përshkruar përmbajtjen e produkteve;
- Ndihmon Departamentin e Shitjeve me promocionet, prezantimin dhe organizimin e tyre.
- Merr pjesë në prezantimin e fushatave të ndryshme promocionale; raporton mbi efektshmërine e fushatës.
Kërkesat:
Edukimi: Të ketë kryer studimet e larta (preferohet).
Eksperiencat e punës: Të ketë minimumi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
- Njohuri te gjuhes Angleze (preferohet).
Aftësi të tjera:
• Aftësi shume të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
• Sistematik/e dhe i/e organizuar.
• I/e orientuar drejt rezultateve.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin, online nëpërmjet faqes së Web-it Spar.al, ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply