Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Agjent shitje | Menaxhim shitje
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience

Jeni duke kërkuar punë më të mirë dhe mundësi për të fituar më shume? A është shitja dhe ndërtimi i marrëdhënieve të forta me Klientët pika juaj më e fortë? Apliko Tani!
Profesionisti po rekruton Menaxher Shitjesh në emër të një Klienti i cili është përfaqësues zyrtar i produkteve të markave më cilësore për parukeri dhe dyqane thonjsh në Shqipëri.
Qëllimi i Pozicionit: Te ofroje shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve ekzistues dhe të punojë për identifikimin e klientëve të rinj duke synuar maksimizim e shitjeve.
Detyrat dhe Pergjegjësite:
- Prezanton në menyre profesionale produktet e kompanisë tek klientët potencialë dhe mirëmban rrjetin e Klientëve ekzistues.
- Identifikon nevojat për produkte nga klientët dhe jep propozime të ndryshme duke synuar maksimizim të shitjeve nga gjithë gama e produkteve që ofron kompania.
- Garanton nivel të lartë të shërbimit ndaj Klientit duke iu përgjigjur në mënyrë efektive klientit si gjatë dhe pas procesit të shitjes.
- Zbaton me përpikmeri procedurat ne fuqi dhe politikat e kompanise.
- Detyra te tjera sic nevojiten/kërkohen.
Aftësite e kërkuara:
Arsimimi: Diplomë e shkollës së mesme apo universitare.
Pervoja e Punes: 2+ vjet eksperiencë pune në shitje. E preferueshme eksperienca e mëparshme në shitjen e produkteve për parukeri.
Aftësi te tjera:
- Aftesi shume te mira komunikuese dhe në shitje.
- I orientuar drejt arritjes së rezultateve.
- Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me Klientët.
- Te punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interesin më të mirë të Kompanise,
- Të ketë njohuri të mira të njëres prej gjuhëve:Anglisht, Italisht apo Greqisht.
- Posedon leje për drejtim mjeti.
Apply WhatsApp